Benzema, Modric, Kroos dhe kontratat që mund të shkaktojnë "dridhje" te Real Madrid - NACIONALE

Benzema, Modric, Kroos dhe kontratat që mund të shkaktojnë "dridhje" te Real Madrid

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Te Real Madridi mund të ketë disa ndryshime me Karim Benzema, Luka Modric, Toni Kroos, Marco Asensio, Dani Ceballos, Nacho Fernandez dhe Mariano Diaz që janë pa kontrata në verë.

Shtatë nga 23 lojtarët e ekipit të parë, apo 30 për qind e skuadrës së Carlo Ancelottit janë të hapur të negociojnë dhe ndoshta të nënshkruajnë parakontrata me ndonjë klub tjetër jashtë Spanjës që nga 1 janari. Arsyeja është e thjeshtë: të gjithëve u skadon kontrata më 30 qershor.

Real Madrid që një kohë të gjatë punon me një metodë dhe nuk mendojnë ta ndryshojnë. Lojtarët paguhen për atë që mund të bëjnë dhe jo se çfarë kanë bërë për klubin. Pra ata që mbushin mbi 30 vjet, do kenë kontrata bazike. Edhe për legjendat e klubit si Pepe dhe Sergio Ramos, kjo situatë nuk ka ndryshuar.

Kur shikon 'çështjen' Ramos mund ta vëreni këtë. Kontrata e qendërmbrojtësit po skadonte në verën e vitit 2021, derisa kërkoi kontratë dyvjeçare me rritje page. Ai pastaj nuk u nda i kënaqur nga propozimi i Madridit, që ishte gabim i madh.

Kur spanjolli dëshironte ta pranonte ofertën, atëherë Reali e informoi se nuk ekziston më, kësisoj ai nuk kishte ndonjë gjasë tjetër përpos që të kalonte te PSG.

Ishte ish presidenti Santiago Bernabeu që vendosi këtë rregull, që lojtarët që mbushin mbi 30 vjet, të mos iu zgjatët kontrata më shumë se një sezon.

Kjo ka rezultuar të jetë e suksesshme, përfshirë edhe rastin e Cristiano Ronaldos, i cili nuk ka qenë i njëjti që kur iu bashkua Juventusit në verën e vitit 2018.

Sidoqoftë, sa i përket situatës së kontratave për lojtarët e lartpërmendur kështu qëndron "puna" sipas "The Athletic".

Karim Benzema

Mosha 35-vjeçare, 23 trofe të fituar dhe 619 paraqitje për Real Madridin

Ka ende pak dyshime lidhur me të ardhmen e Benzemas. Mediumi spanjoll "Relevo" raportoi se lojtarit iu vazhdua automatikisht kontratën kur fitoi Topin e Artë, sidoqoftë brenda klubit raportohet se është pa kontratë në verë.

Benzema ka qenë lider i Realit që prej largimit të Ronaldos nga Torino dhe tani është kapiten i skuadrës. Kjo dëshmohet nga edicionet që ka qëndruar (i 14-ti) dhe golat e shënuar (i dyti në histori me 332, vetëm prapa Cristiano Ronaldos).

Luka Modric

Mosha 37-vjeçare, 21 trofe të fituar dhe 456 paraqitje

Ka vetëm pak dyshues te Modric, me Realin që e konsideron si shembull, por bisedimet ndodhin vit pas viti - gjithmonë në orare të ndryshme.

Në fundin e vitit 2020, kur u mendua se kroati do largohej, ndryshoi situata dhe rinovoi kontratën. Deri me tani nuk ka pasur ndryshime mbi të ardhmen e Modric, por është një optimizëm i plot se do të qëndrojë edhe për një vit.

Paga e Modric nuk ka ndryshuar që kur pranoi zbritje prej 10 për qind gjatë pandemisë së COVID-19, prandaj as ajo nuk do të jetë ndonjë problem.

Në të njëjtën kohë, kroati ka marrë oferta nga Al Nassr dhe MLS. Mirëpo ai po dëshiron të jetë në top formë që të luajë edhe në Kampionatin Evropian të ardhshëm, që është pas 18 muajve.

Toni Kroos

Mosha 33-vjeçare, 18 tituj dhe 385paraqitje

Një tjetër lojtar që vlerësohet shembull dhe respektohet nga të gjithë te Real Madrid. Klubi falënderoi faktin se Kroos u pensionua nga Gjermania në vitin 2021 dhe që vetëm nënshkroi një herë në vitin 2019 pas tetë viteve e gjysmë, që është shenjë besnikërie.

Kroos nuk është i interesuar për para prandaj është mjaft i sinqertë dhe direkt, gjë që e ka impresionuar edhe presidentin e klubit Florentino Perez.

Kroos ende nuk ka vendosur nëse do të qëndrojë me raportin që shton se përballja ndaj Liverpoolit dhe vendi titullar në formacion do të luajnë rol kyç.

Gjermani gjithmonë ka pranuar se nuk mendon të luajë gjatë dhe dëshiron pensionimin te Real Madrid, që pastaj të fokusohet te akademia që e ka hapur bashkë më vëllain e tij.

Marco Asensio

Mosha 26-vjeçare, 15 trofe dhe 253 paraqitje

Asensio për dallim nga lojtarët e lartpërmendur, ishte pranë largimit verën e kaluar pasi ishte i zemëruar me bordin ngase priste ofertë të mirë.

Sulmuesi ka zhvilluar vetëm disa minuta duke qenë inkuadrues, por tani Asensio është i hapur të qëndrojë në Bernabeu, sidomos pasi mori Jorge Mendes si agjent.

Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që është i lumtur me minutat e zhvilluar: Ka luajtur vetëm 574 minuta duke pasur më pak se Vinicius Junior (1936 minuta) dhe Rodrygo (1506). Carlo Ancelotti vazhdon t'i besojë lojtarit dhe Reali është i hapur ta negociojë rinovimin.

Bisedimet për rinovimin e kontratës kanë nisur dhe "Los Blancos" shpresojnë t'i vazhdojnë pas Superkupës së Spanjës që zhvillohet këtë javë.

Dani Ceballos

Mosha 26-vjeçare, 8 trofe dhe 87 paraqitje

E ardhmja e Ceballos është më pak e paqartë. Klubi nuk e ka ftuar mesfushorin dhe nuk planifikojnë pasi duan t'i promovojnë lojtarët e rinj.

Një rikthim te Real Betis po shihet si më i mundshmi, por gjithmonë nëse spanjolli pranon zbritjen e pagës.

Nacho Fernandez

Mosha 32-vjeçare, 19 trofe dhe 287 paraqitje

Nacho është një ndër lojtarët me më së shumti trofe dhe 5 Liga e Kampionëve, por mund të largohet në verë. Dy palët ishin optimist se do ta vazhdonin kontratën, mirëpo tani bisedimet kanë ngecur.

Nacho këtë edicion ka zhvilluar vetëm 141 minuta në La Liga dhe është jo i lumtur me minutat, pasi ka bërë 504 paraqitje në të gjitha garat.

Spanjolli kërkohet në Spanjë derisa ka edhe një ofertë milionëshe në Arabinë Saudite.

Mariano Diaz

Mosha 29-vjeçare, 8 trofe dhe 78 paraqitje

Real Madrid ka shpenzuar disa vite duke i bërë të ditur Mariano Diazit se është i lirë të largohet. Sidoqoftë, lojtari gjithmonë e ka refuzuar këtë mundësi.

Kjo është pavarësisht faktit që nuk mbështetet nga stafi dhe ka luajtur vetëm 25 minuta në të gjitha garat, duke pasur më se paku.

Paga e tij prej 4.5 milionë euro është shumë e lartë për klubin dhe Reali dëshiron të mos paguajë më kaq shumë. Ata nuk do të ofrojnë rinovim të kontratës shkaku i formës së dobët dhe lëndimeve të shumta.

Lajme të ngjashme