Granit Xhaka: Nuk është e rëndësishme që do të luajmë ndaj Serbisë, do të japim maksimumin - NACIONALE

Granit Xhaka: Nuk është e rëndësishme që do të luajmë ndaj Serbisë, do të japim maksimumin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Granit Xhaka ka thënë se nuk ka ndonjë motiv shtesë para ndeshjes ndaj Serbisë, duke premtuar që do të jep maksimumin.

Pas humbjes nga Brazili, Kombëtarja e Zvicrës ka nevojë për se paku një barazim ndaj serbëve që të sigurojë kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.

Pas humbjes nga Brazili, Xhaka deklaroi se është i zhgnjëyer pasi kanë luajtur mirë.

"Ne jemi shumë të zhgënjyer. Mund ta shohësh, ne luajtëm mirë, treguam shpirt skuadre, u mbrojtëm mirë. Është zhgënjyese kur pranon një gol të tillë. E dimë kualitetin që Brazili ka. Mendoj se mund të mësojmë shumë nga kjo ndeshje".

Zvicra nuk kishte asnjë goditje në portë dhe i pyetur për këtë statistike, Xhaka u përgjigj: "Nëse mendon se dikush mund të ketë 10 gjuajtje në portën e Brazilit, ma trego atë skuadër. Kishim shumë respekt për Brazilin dhe Kamerunin. Ndoshta vetëm tre skuadra kanë kualitetin e Brazilit. E dinim se kjo do të ishte më ndryshe se Kameruni. Do të jetë ndryshe ndaj Serbisë".

Pastaj, ai gjithashtu theksoi se nuk do të ketë motivim shtesë në ndeshjen ndaj Serbisë.

"Nuk ka rëndësi ndaj kujt luajmë. Jemi futbollistë profesionistë. Jam shumë i lumtur që luaj ndaj Brazilit, Kamerunit dhe Serbisë".

"Është vështirë të thuhet. mendoj se Serbia ka kualitet më ndryshe se Brazili, me Mitrovicin në sulm. Brazil është më shumë si një lojë vendase në krahasim me Kamerunin. Jam optimist para ndeshjes së fundit".

I pyetur për atë që ndodhi në Rusi, Xhaka shtoi: "Mendoj se nuk ka ndonjë histori, janë vetëm dy ndeshje. Ne jemi Zvicra, ata janë Serbia. Do ta bëjmë më të mirën në fushë, do të luajmë futboll dhe skuadra më e mirë le të fitojë", theksoi ai, raporton mediumi serb “B52”.

Përballja mes Zvicrës dhe Serbisë do të nis me fillim nga ora 20:00.

Ndërkohë në anën tjetër, futbollisti tjetër nga Kosova, Xherdan Shaqiri refuzoi të flet për mediat serbe duke i anashkaluar.

Lajme të ngjashme