Granit Xhaka i jep këshillë Havertzit pasi po vuan në rolin e mesfushorit - NACIONALE

Granit Xhaka i jep këshillë Havertzit pasi po vuan në rolin e mesfushorit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Granit Xhaka e ka këshilluar Kai Havertzin të qëndrojë i qetë derisa të adaptohet në rolin e ri, ku beson se gjermani do t’i bëjë kritikët “t’i hajnë fjalët”.

Havertz kaloi te Arsenali këtë verë duke e zëvendësuar Xhakën në një marrëveshje 65 milionë funtesh, me këtë të fundit që iu bashkua Leverkusenit.

Havertz nuk e nisi mirë duke bërë paraqitje të zbehta, mirëpo javët e fundit ka nisur të përshtatet në stilin e lojës së Artetas.

Xhaka, i cili ka pas një situatë të ngjashme e ka këshilluar lojtarin që të jetë i duruar derisa të gjejë veten në këtë rol të ri.

E di se si është për Kain, njerëzit nga jashtë janë pak nervoz dhe tifozët mund të zemërohen”.

Ai thjesht duhet të qëndrojë i qetë. Është pozitë e re për të dhe duhet pak kohë për të kuptuar filozofinë e plotë të lojës së Mikel”.

Por ai po bëhet më mirë gjithnjë dhe besimi i tij po rikthehet tani”.

Të gjithë e dinë potencialin e tij por ta kesh besimin e klubit, trajnerit dhe bashkëlojtarëve është gjithçka. Të duhet gjithmonë ajo mbështetje”.

Ndërkohë, Xhaka gjithashtu zbuloi se do të jetë i pranishëm në ndeshjen ndaj West Hamit më 28 dhjetor: “Do të jetë shansi ynë për t’iu thënë lamtumirë lojtarëve, stafit dhe mbështetësve në mënyrën e duhur”.

Lajme të ngjashme