Granit Xhaka: Goli i vonshëm që pësuam ishte i dhimbshëm, por duhet të jemi krenar - NACIONALE

Granit Xhaka: Goli i vonshëm që pësuam ishte i dhimbshëm, por duhet të jemi krenar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Zvicrës Granit Xhaka thotë se ka qenë shumë i dhimbshëm goli që pësuan nga Gjermania, mirëpo duhet të jenë krenar për paraqitjen.

Kapiteni i “Helvetikëve” bëri një tjetër paraqitje solide duke fituar çmimin “Lojtari më i mirë”, mirëpo që pësuan gol në kohën shtesë që ndikoi se Gjermania të avancojë si lider nga grupi A.

Xhaka së fundmi ka komentuar përballjen ndaj Gjermanisë, ku deklaroi se goli që pësuan ka qenë i rëndë.

Kur sheh gjermanët duke festuar, ne mund të jemi krenar. Nuk është lehtë ndaj një skuadre të tillë, por goli i vonshëm na dhëmbi. Duhet t’i japësh komplimente kundërshtarët, por mbi të gjitha të jemi krenar për vetën tonë”.

Të gjithë luftuan për njëri-tjetrin dhe vrapuan për njëri-tjetrin. Gjithmonë thoshim se duhej të ishte një ditë shumë e mirë. Duhet ta çonim veten deri në kufi. Atëherë mund të mposhtim këdo."

Përndryshe, Xhaka kishte lëvdata edhe për përzgjedhësin Murat Yakin.

"Futbolli nuk është vetëm të luash me topin. Forca ime është edhe kundër topit. Shumë njerëz presin që unë të bëj pasime e kështu me radhë. Por unë gjithashtu mund të luaj pis kundër topit. I heq kapelën Murit, i cili vendos shumë Mendova për këtë dhe gjithmonë përpiqet të flasë me ne lojtarët, është e fortë të përgatisim një ekip të tillë për një kundërshtar si ai.

Lajme të ngjashme