Granit Xhaka ëndërron titullin në Gjermani: Kemi të gjithë kualitetin për të pasur sukses - NACIONALE

Granit Xhaka ëndërron titullin në Gjermani: Kemi të gjithë kualitetin për të pasur sukses

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Bayer Leverkusenit Granit Xhaka thotë se kanë tërë kualitetin për t’u shpallur kampion në fundin e sezonit.

Shqiptari që përfaqëson Zvicrën po kalon një edicion mahnitës te Leverkuseni, që janë lider në Bundesliga – shtatë pikë para Bayern Munich që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Pas këtyre rezultateve fantastike, Xhaka beson se klubi gjerman ka të gjithë kualitetin që nevojitet për ta fituar titullin në fund.

E kemi dëshmuar sërish, kemi një skuadër që është gjallë, ka karakter dhe moral. Kjo është e dëshmuar”.

Golat nga sulmuesit e krahut, goli nga Nathan Tella që erdhi duke zëvendësuar të lënduarin, kjo nuk është befasi. Kemi shikuar për gjithçka në detaje gjatë javës. Qoftë pasimi ose lojë me pozicionim, në zonë ose diku tjetër, me ose pa top. Stërvitemi çdo ditë”.

Skuadra ka të gjithë kualitetin që nevojitet për të qenë të suksesshëm. Jo vetëm klas si lojtar, por edhe në moralin e duhur”.

Ndërkohë, Xhaka shkurtimisht dha lëvdata edhe për punën që po bën trajneri Xabi Alonso.

Ai na jep shumë. Të gjithë këtu po përfitojmë nga ai”.

Bayer Leverkusen në xhiron e radhës është nikoqir i Borussia Monchengladbach.

Lajme të ngjashme