Golden State Warriors kalojnë në gjysmëfinalen e playoffs - NACIONALE

Golden State Warriors kalojnë në gjysmëfinalen e playoffs

3 vjet më parë

nga Orselina Lazraj

Warriors triumfuan në ndeshjen e shtatë ndaj Sacramento Kings për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinalen e playoffs të konferencës perëndimore në NBA.

Warriors fituan me rezultat 120-100 dhe me rezultat serik 4-3 duke u bërë përballja e parë që vazhdon deri në shtatë ndeshje gjatë rundit të parë. Stephen Curry siguroi kampionin në fuqi të NBA, Warriors që të shmangin daljen e hershme nga playoff duke shënuar 50 pikë - ku edhe shënoi rekord personal me më së shumëti në karrierë në ndeshjet e playoff- në ndeshjen vendimtare ndaj Kings.

Kings ishin në epërsi gjatë gjithë pjesës së parë duke kaluar me një pikë epërsi në të dy çerekët e parë (31:30, 27:26) dhe Warriors për tu rikthyer në pjesën e dytë me më shumë se 10 pikë epërsi në të dy çerekët dhe për të shënuar rezultatin përfundimtar prej 20 pikësh epërsi.

Fillimi i çerekut të tretë filloi me Curryn duke shënuar pesë pikë radhazi për të kaluar në epërsi 62:69 duke rrëmbyer kontrollin e që e mbajtën deri në fund të ndeshjes. Curry shkëlqeu me shtatë trepikësh së bashku me Kevon Looney që shënoi 21 pikë, Andrew Wiggins me 17 pikë dhe Klay Thompson me 16 pikë që gjithashtu luajtën rol në fitoren vendimtare.

Golden State Warriors do të përballen me Los Angeles Lakers të mërkurën në ndeshjen e parë të gjysmëfinales.

Gjithashtu Miami Heat shënoi fitoren e parë ndaj New York Knicks me rezultat 108:101. Heat përballet me Knicks në gjysmëfinalen e playoff ku Heat eleminoi liderin e lindjes Bucks ndërsa Knicks eleminuan Cavaliers. Ndeshja u dominuan nga të dyja skuadrat, në çerekun e parë Knicks ishin 11 pikë në epërsi (21:32), për tu rikthyer Heat në çerekun e dytë (29:23). Pjesa e dytë ishte në duart e Heat, filluan vrullshëm me trepikësh duke shënuar 13 nga 39 gjatë ndeshjes më shumë se 26 asistime dhe më të shkathët në bllokada, vjedhjen e topave dhe gjuajtjet e lira duke shënuar 23 nga 29.

Sonte do të përballen Philadelphia 76ers me Boston Celtics në ndeshjen e parë të gjysmëfinales dhe Phoenix Suns me Denver Nuggets në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales ku Nuggets janë në epërsi me një ndeshje të fituar.

Lajme të ngjashme