"Golashënuesin duhet ta mbash në lojë" - Ferdinand sërish kritikon Ten Hagun
Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand ka kritikuar sërish trajnerin Erik ten Hag pasi ky i fundit largoi Cristiano Ronaldon në barazimin pa gola ndaj Newcastle United.
Duke qenë vetëm për herë të dytë si titullar këtë edicion, Ronaldo zhvilloi 70 minuta para se të zëvendësohej nga Marcus Rashford.
Derisa ishte drejtpërdrejt në "Vibe with Five", Ferdinand theksoi se e kupton zemërimin e Ronaldos dhe është i sigurt se do ta shënonte atë rastin që kishte Rashford.
"Sigurisht, ai është i zhgënjyer. Ai nuk është i lumtur, por nëse e largon cilindo numër nëntë kur janë duke provuar të shënojnë, ata nuk do të ishin të lumtur".
"Por, gjithmonë e mendoj, se golashënuesin më të mirë duhet ta mbash në fushë që në fundin e ndeshjes të shënoi gol".
Ferdinand pastaj theksoi se portugezi do ta konkretizonte rastin që kishte Rashford.
"E pranoj se vendimi për Rashford ishte i mirë, por kush tjetër do ta shënonte golin? Nëse topi vjen brenda zonës, siç ndodhi nga Casemiro, ti dëshiron që ta kesh Cristiano Ronaldon. Ishte shans i madh për Rashford, por nuk e finalizoi, gjë që është në rregull".
"Të sjellësh Rashford është në rregull, por jo të largosh dikë që shënon gola. Por mendoj se trajneri ishte i qetë për paraqitjen, por është larg asaj ku duhet të jetë, gjë të cilën ndoshta e pranon".
Ky barazim e lë Man Unitedin në garë për top katërshe, duke qenë tre pikë prapa Chelseas që zë atë pozitë dhe 10 liderit Arsenalit.
Tottenham do të jetë kundërshtari i radhës për Man Unitedin në "Old Trafford", që do të jetë një garë mes trajnerëve që ishin të lidhur me njërin ose tjetrin klub kundërshtar.
Përballja mes Man Unitedit dhe Tottenhamit zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 21:15.