Gliha: Përballja ndaj Bjellorusisë shumë e vështirë, që nga korriku kam përcjell 70-80 futbollistë - NACIONALE

Gliha: Përballja ndaj Bjellorusisë shumë e vështirë, që nga korriku kam përcjell 70-80 futbollistë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi Primoz Gliha thotë se do të jetë e vështirë ndaj Bjellorusisë, derisa deklaroi se ka shikuar shumë lojtarë me prejardhje nga Kosova.

Tekniku slloven ka folur në një konferencë të gjatë për shtyp të hënën, duke e vlerësuar barazimin me Zvicrën si dhe synimet e radhës.

Ai deklaroi se është i kënaqur me rezultatet që kur ka marrë drejtimin e Kosovës dhe shtoi se ka ndryshuar mentalitetin.

Jo nuk është që jam shqetësuar, e tëra kam menduar që futbollistët të luajnë sa më mirë. Mendoj se kemi marrë rezultate të mira, 1:1 ndaj Zvicrës dhe 2:2, pastaj fituam me Andorrën që më herët nuk e kemi marrë prandaj është mirë”.

Jo s’kam presion. Është kënaqësi, jo presion. Shkuam te Zvicra pa shumë lojtarë, 4-5 ishin të lënduar. Shkova dhe ju thashë “Erdhëm për të fituar” sepse nëse do të shkoja të thosha “Jemi pa 4-5 lojtarë, kemi të lënduar”, atëherë mentaliteti është ndryshe. Kombinimi mes lojtarëve të vjetër dhe të rinj është fantastik, të vjetrit kënaqen kur shënojnë të rinjtë. Aliti më tha se është i lumtur që Hyseni shënoi, edhe mund ta shihni reagimin e Rashicës kur realizoi Hyseni. Është shumë mirë”.

Kurrë nuk e kam thënë që Kosova është e vogël, s’kam thënë që s’kam lojtarë, kjo është të qash. Unë nuk qaj në jetën time, nuk ankohna, preferoj të gjej zgjidhje, ky ishte fokusi im i parë. Pastaj më futbollistët e shikuam ndeshjen ndaj Zvicrës, gjetëm gabime që nuk duhet t’i përsërisim më. Të provojmë të mos i bëjmë gabimet ndaj Bjellorusisë, që është ndeshje shumë e rëndësishme dhe e vështirë. Përzgjedhësi Yakin më përgëzoi pas ndeshjes dhe më pyeti se ku i kam gjetur disa nga futbollistët, që dëshmon se secili shtet bën lojë të mirë andaj edhe Bjellorusia është shumë e vështirë”.

“Nëse vazhdon si trajner, çfarë do të ndryshosh? Nuk mendoj për këto gjëra. Nesër kemi lojë dhe jam plotësisht i koncentruar aty. Nëse flasim për ndryshime, s’do të ndryshoja asgjë sepse janë rregullat. Për mua luan ai që është më i miri dhe s’ka rëndësi emrat”.

“Hyseni titullar? Për lojtarët e rinj është e rëndësishme kur t’i fusim në lojë, sepse shumë lehtë mund t’i vendosim në presion. Nesër është ndeshje e rëndësishme pavarësisht gjithçkaje, është një ndër gjërat që kam ndryshuar sepse te kombëtarja s’ka kalkulime. Do të luajnë atë që janë më të mirë. Lojtarët do të jenë edhe të lodhur. Edhe nesër mungojnë tre futbollistë, andaj të tjerët do ta kenë rastin të luajnë”.

“A do marrësh konsultime? Është tregim i vërtetë. Ajo (Qeqa Krelani) më tha të shikoj për disa lojtarë dhe shikova të shikoj, pse jo. Nëse dikush më thotë të shikoj dikë, atëherë do ta kërkoj. Kjo ndodhi para një muaji, pastaj djali (Hyseni) nisi të shënojë, 9 gola në 13 ndeshje, këto janë statistika. Kemi pasur probleme në aspektin ofensiv, që s’kanë luajtur së fundmi si Ermal Krasniqi por janë futbollist të kualitetit të lartë”.

Më kanë propozuar shumë futbollist, por edhe shikoj shumë ndeshje të ligës kosovare. Jam i hapur nëse më propozojnë qoftë edhe një taksist sepse nuk e kam problem. Dikush më ka propozuar lojtar që luan në Norvegji dhe e kam shikuar. Kam shikuar mbi 60 lojtarë nga korriku, rreth 70-80 futbollistë sepse ka shumë nga Kosova”.

Menaxherët punojnë me dhe për lojtarët prandaj edhe thërrasin sepse duan t’i vendosin lojtarët në formacion, është normale”.

Absolutisht i kam përjcell grupmoshat. Pas ndeshjes me Andorrën, shkova në Kukës për U17, pastaj për U21. Gjatë tërë kësaj kohe kam jetuar këtu. Pastaj shkova menjëherë me U17 dhe kur u ktheva e shikova U15 në Hajvali”.

“Nuk mund të them asgjë sepse kur drejtova Slloveninë U21 që barazuam me kampionin në fuqi, vetëm pesë prej tyre vazhduan me futboll. Nuk mund të flasësh për lojtarët sepse karriera e tyre mund t’iu ndryshojë. Shembull karriera e Muhamet Hysenit do të ndryshojë, aq më pak për lojtarët e rinj të komentojë të ardhmen e tyre”.

Ndërkohë, mbrojtësi Fidan Aliti tregoi se Kosova duhet të fitojë ndaj Bjellorusisë ani pse janë eliminuar, derisa dha lëvdata për dyshen Lumbardh Dellova dhe Ilir Krasniqi.

Nesër kemi një ndeshje kualifikese edhe pse s’mundemi të kualifikohemi është e rëndësishme. Detyra jonë është ta mbajmë atë pozitë në tabelë edhe nëse mbyllet kualifikimi duhet të analizojmë çfarë ishte mirë dhe çfarë është keq, por jo tani”.

“Bashkëpunimi me Dellovën dhe Krasniqin? Sa më shumë ndeshje e ke besimin më të madh. Më është bërë qejfi që këta djem e kanë realizuar ëndrrën, pasi para një viti e kanë ëndrru këtë gjë. Janë dy djem fantastik, komunikimin e kena pas në nivel dhe besoj që edhe nesër do ta tregojmë këtë me paraqitje”.

Iu kam thënë se për çdo gjë munden me ardh tek unë. Ju flas edhe para lojës, edhe pas ndeshjes ju tregoj se çfarë është mirë. Provoj t’iu ndihmoj, me ato që di. Për ato që nuk di, s’di çka më thanë”.

Besoj se kemi bërë atë që duhet, prej asaj kohe që e nisëm me tre qendërmbrojtës. Tani nuk e dimë kundër kujt na bjen shorti, për ne nuk prishë punë nëse luajmë me tre apo katër, gjëja pozitive është që karakteri ka ndryshu në fushë dhe kjo është e rëndësishme. Për mua s’ka problem sistemi i lojës”.

Lajme të ngjashme