Gjyqtari i finales e godet Francën: Edhe te goli i Mbappes lojtarët tuaj u futën në fushë - NACIONALE

Gjyqtari i finales e godet Francën: Edhe te goli i Mbappes lojtarët tuaj u futën në fushë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjyqtari kryesor i finales së Kupës së Botës në Katar, Szymon Marciniak, u akuzua nga mediat franceze se pranoi golin e Lionel Messit derisa ishte i paligjshëm, pasi në fushë ishin më shumë se 11 lojtarë argjentinas, ndërsa ai u kundërpërgjigj duke treguar një foto nga goli i Kylian Mbappes, ku shihet se situata është e ngjashme.

Marciniak, i cili u bë gjyqtari i parë polak që gjykon një finale Botërori, pati një paraqitje për lëvdata dhe mori ato nga shumë figura të njohura që gjykojnë dhe kanë gjykuar ndeshje më herët.

Ishte e përditshmja L’Equipe që akuzoi gjyqtarin për pranimin e golit të tretë të Argjentinës që u shënua në pjesën e dytë të vazhdimeve nga Messi, e ku futbollistët e bankës rezervë u panë në fushë pa përfunduar topi në rrjetë.

mediat franceze

Por FIFA doli me sqarim se lojtarët që nuk janë në lojë e që nuk ndikojnë drejtpërdrejt në gol, atëherë goli është i rregullt.

Ndërsa tani Marciniak kur u ngacmua sërish për këtë rast, u kundërpërgjigj vetë në mënyrë të përkryer gjatë një konference për shtyp, duke shoqëruar pretendimet e tij edhe me foto.

“Francezët nuk e përmendën këtë foto, ku mund të shihni se si janë shtatë francezë në fushë kur Mbappe shënon një gol.”

Ashtu si në golin e Messit, edhe në golin e Mbappes, u panë bashkëlojtarët e tij nga banka rezervë në fushë.

Rregullat e lojës sugjerojnë se të dy golat duhet të ishin anuluar.

Paragrafi 9 i Ligjit të FIFA-s për Futbollin thotë: Nëse, pas shënimit të një gol, gjyqtari e kupton se një person shtesë ishte në fushën e lojës kur goli u shënua: gjyqtari duhet patjetër ta shfuqizojë golin nëse personi shtesë ishte: Lojtar, zëvendësues, lojtari i zëvendësuar, lojtari i përjashtuar nga loja apo zyrtar ekipor i ekipit që e ka shënuar golin.

Megjithatë, Bordi Ndërkombëtar i Futbollit (IFAB), i cili i bën rregullat e futbollit për FIFA-n, ka thënë se ky rregull do të vlente vetëm nëse lojtarët e futur në fushën e lojës do ta kishin penguar lojën.

“Një person shtesë në fushën e lojës, sikurse një top shtesë, zakonisht konsiderohet problem nëse e pengon lojën, kundërshtarin apo zyrtarët e ndeshjes."

Lajme të ngjashme