Megjithatë, goli i Messit në vazhdimet e finales del të jetë i rregullt – ja pse - NACIONALE

Megjithatë, goli i Messit në vazhdimet e finales del të jetë i rregullt – ja pse

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Goli i dytë i Lionel Messit, i shenduar në vazhdime, ka qenë plotësisht i rregullt prandaj edhe s’u shfuqizua, sipas Bordit Ndërkombëtar të Futbollit (IFAB), i cili i bën rregullat e futbollit për FIFA-n.

Ai gol, që ia siguroi Argjentinës penalltitë ku edhe triumfoi kundër Francës për ta fituar Kupën e Botës, ngjalli shumë polemika në Francë dhe në botë.

Mediat franceze u ankuan se goli do të duhej të anulohej sipas rregullave të FIFA-s.

Në minutën e 108-të të ndeshjes, pas një bashkëpunimi me Enzo Fernandezin dhe Leo Messin, Lautaro Martinezi gjuajti fort nga një kënd i vështirë. Hugo Lloris e priti goditjen e tij, topi ra në këmbët e pleshtit. Messi e goditi atë me të djathtën dhe e kaloi Argjentinën në epërsi 3:2.

Kur Messi e goditi topin, disa lojtarë rezervë të Argjentinës ndodheshin në fushën e lojës, duke festuar ende pa u futur topi në portë. Kjo gjë është e ndaluar. U tha se gjyqtari Szymon Marciniak duhej ta anulonte golin pasi lojtarët rezervistë argjentinas u futën në fushën e lojës para se topi ta kalonte vijën e portës, bazuar në rregullat e FIFA-s.

Paragrafi 9 i Ligjit të FIFA-s për Futbollin thotë: Nëse, pas shënimit të një gol, gjyqtari e kupton se një person shtesë ishte në fushën e lojës kur goli u shënua: gjyqtari duhet patjetër ta shfuqizojë golin nëse personi shtesë ishte: Lojtar, zëvendësues, lojtari i zëvendësuar, lojtari i përjashtuar nga loja apo zyrtar ekipor i ekipit që e ka shënuar golin.

Megjithatë, Bordi Ndërkombëtar i Futbollit (IFAB), i cili i bën rregullat e futbollit për FIFA-n, ka thënë se ky rregull do të vlente vetëm nëse lojtarët e futur në fushën e lojës do ta kishin penguar lojën.

Kjo nuk ndodhi te goli i Messit, sepse dy lojtarët e futur në fushë ishin shumë larg zhvillimit të aksionit që përfundoi me gol.

Një person shtesë në fushën e lojës, sikurse një top shtesë, zakonisht konsiderohet problem nëse e pengon lojën, kundërshtarin apo zyrtarët e ndeshjes", ka thënë IFAB për The Athletic.

Lajme të ngjashme