Gjykata refuzon apelin e Barcelonës, Gavi mund të largohet në verë si lojtar i lirë - NACIONALE

Gjykata refuzon apelin e Barcelonës, Gavi mund të largohet në verë si lojtar i lirë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kontrata e re e nënshkruar në shtator të vitit 2022 mes Gavit e Barcelonës nuk do të vlejë më, pasi gjykata ka refuzuar apelin e katalanasve. Tani ylli i ri spanjoll do ta ketë statusin e lojtarit të akademisë sërish deri në verë, kur ai do të mund të largohet si lojtar i lirë.

Gavi do të jetë ende në gjendje të luajë normalisht për Barçën, por një zhvillim i rëndësishëm është një klauzolë lirimi që e lejon atë të largohet për asgjë këtë verë dhe kjo që tani hyn në fuqi. Barcelona i ka thënë The Athletic se synojnë të ndërmarrin veprime të mëtejshme ligjore për këtë çështje.

Gjithashtu numri i tij në fanellë do të ndryshojë sërish, ku do ta marrë numrin e vjetër 30 dhe jo atë 6 që mbanë për momentin.

Situata e Gavit është një situatë komplekse dhe është në thelb të marrëdhënies tepër të tensionuar mes Barcelonës dhe La Ligës.

Kur 18-vjeçari nënshkroi një zgjatje të kontratës në shtator deri në vitin 2026, ai ishte ende i regjistruar si lojtar i akademisë.

Marrëveshja e re përfshinte një klauzolë që do ta lejonte atë të largohej si lojtar i lirë nëse Barça nuk do ta kishte regjistruar atë si lojtar të ekipit të parë deri më 30 qershor 2023.

Lideri aktual i kampionatit spanjoll mund ta ndryshonte statutin e tij në një lojtar të ekipit të parë gjatë një afati kalimtar.

Nga fundi i janarit, ata nuk kishin arritur ta bënin këtë, me La Ligën që deklaroi se nuk mund të bëhej pasi Barça po shkelte rregullat e kufirit të pagave. Pak para fundit të afatit kalimtar të janarit, Barca vendosi të kërkonte një vendim ligjor, duke vepruar pa dijeninë e La Ligës, ku përpiqej të detyronte organin e garës që ta regjistrojë atë si lojtar të ekipit të parë.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Barca pretendoi se vendimi i La Ligës për të refuzuar regjistrimin e Gavit ishte pjesë e "një fushate ngacmimi" kundër klubit.

Barcelona: Gavi: The Barcelona player who infuriates Real Madrid fans the most | Marca

Në ditën e fundit të dritares, më 31 janar, një gjykatë e Barcelonës urdhëroi një urdhër të përkohshëm që detyroi La Ligën të regjistronte Gavin si lojtar të ekipit të parë të Barcelonës, ndërsa gjithashtu i dha klubit 20 ditë pune për të ngritur një çështje të veçantë, përmes së cilës do të arrihet një zgjidhje e përhershme mbi statusin e lojtarit.

Barcelona paraqiti dokumente në mbështetje të këtij rasti më 2 mars. La Liga më pas kundërshtoi paraqitjen e tyre, duke pretenduar se ata kishin humbur afatin për ta bërë këtë për një ditë.

Javën e kaluar, në një dokument drejtuar të dyja palëve dhe të parë nga The Athletic, gjykata konfirmoi në favor të La Ligës, duke thënë se Barcelona me të vërtetë i kishte paraqitur dokumentet e tyre pas afatit.

Gjykata i dha Barçës pesë ditë për t'u përgjigjur përpara se të merrte një vendim përfundimtar nëse regjistrimi i Gavi do të kthehet në statusin e tij të mëparshëm - atë të një lojtari të akademisë.

Barcelona: Gavi's hilariously sh*thouse 'tackle' was the real highlight of El Clasico

Të martën, La Liga i tha The Athletic se gjykata kishte marrë një vendim përfundimtar: të hiqte urdhrin e përkohshëm që e kishte detyruar atë të njihte regjistrimin e Gavi për ekipin e parë. La Liga tha se do të ndryshojë regjistrimin e tij "gjatë ditëve në vijim".

Barcelona, ndërkohë, vazhdon të pretendojë se ka dorëzuar dokumentet e nevojshme në kohë dhe i tha The Athletic se synojnë të apelojnë më tej rastin.

Lajme të ngjashme