Gjiganti belg Anderlecht e fton në prova talentin Erion Kajtazi, menaxheri Asllani beson në cilësitë e tij - NACIONALE

Gjiganti belg Anderlecht e fton në prova talentin Erion Kajtazi, menaxheri Asllani beson në cilësitë e tij

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Mesfushori i Trepçës 89-të dhe Kosovës U-17, Erion Kajtazi, së shpejti mund ta bëjë ëndrrën e tij realitet. Atë që të gjithë lojtarët e rinj nga Kosova e kanë për qëllim, depërtimin në kampionatet më të forta evropiane. Gjiganti i futbollit belg, Anderlecht e ka ftuar të riun në prova testuese dhe nëse bind ai do të kalojë në radhët e tyre.

Për kalimin e tij të mundshëm në kampionatin belg, menaxheri i Kajtazit, Shukri Asllani ka folur për Gazetën Nacionale, duke thënë se talenti kosovar ka cilësi të veçanta që e dallojnë nga lojtarët tjerë.

Erion Kajtazi, ylli i ri i futbollit kosovar që pritet të kalojë te Anderlecht - Telegrafi

“Erioni posedon disa cilësi të veçanta që e dallojnë atë nga të tjerët. Është lojtar i ri, fizikisht dhe teknikisht shumë i mirë.”

Asllani mezi pret ta shohë Erionin në një kampionat elitar si aj i Belgjikës, dhe te një skuadër e madhe si Anderlechti, skuadër në të cilën kanë kaluar emra të mëdhenj si Romelu Lukaku, Vincent Kompany dhe gjithashtu tani trajneri shqiptar, Besnik Hasi.

“Erioni është po ashtu lojtar me potencial të madh . Unë jam kureshtar ta shoh se si do të paraqitet ai në një nivel më të lartë se ky në Kosovë dhe tek një klub i madh sikur që është Anderlechti.”

No description available.

Për fund menaxheri Shukri Asllani i tha Nacionales se ai është optimist se futbollisti i ri 16-vjeçar do të ketë sukses në provat testuese, pasi që beson në cilësitë dhe potencialin e lojtarit.

“Unë besoj në cilësitë dhe potencialin e Erionit si lojtar dhe jam optimist në këtë drejtim.”

Interesimin nga gjiganti belg, Anderlecht, e ka konfirmuar edhe kryetari i Trepçës 89-të, Abedin Zeka për Lig Sport, duke thënë se ai është ftuar për prova disa javore nga gjiganti belg Anderlecht.

No description available.

Kajtazi ende nuk ka bërë debutimin e tij në Superligën e Kosovës, duke mos qenë i ftuar as në bankën rezervë në dy ndeshjet e para, por kuptohet mesfushori i talentuar është akoma në moshë të re, dhe e ardhmja është për të.

No description available.

16-vjeçari i cili luan në shumë pozita, por pozitë natyrale e ka atë të mesfushorit qendror, është paraqitur edhe për Kombëtaren e Kosovës për gjeneratat U-17, duke numëruar pesë paraqitje zyrtare në kualifikimet për Kampionat Evropian deri në moshat 17-vjeçare dhe gjithashtu ka edhe tre paraqitje tjera në miqësore të zhvilluara.

May be an image of 4 people, people standing, people playing sports and outdoors

Lojtarët e talentuar nga Kosova tani po depërtojnë më lehtë në kampionate më të forta evropiane, ku kujtomë se lojtari i fundit që u transferua ishte pikërisht një ish-lojtar i Trepçës 89-të, Arbnor Muja, i cili kaloi në Royal Antwerp nga Drita e Gjilanit.

Pamje nga disa përmbledhje të mesfushorit të talentuar, Erion Kajtazi.

Lajme të ngjashme