Gjermania e “shpartallon” Hungarinë
Gjermania ka shënuar fitore të thellë si nikoqir i Hungarisë, në kuadër të xhiros së parë për Ligën e Kombeve.
Gjermanët ishin të jashtëzakonshëm duke fituar me rezultat të thellë 5:0, sfidë që e dominuan në të gjitha aspektet.
Nicolas Fullkrug e kaloi Gjermaninë në epërsi pas një asistimi fantastik të Jamal Musialas (27’).
Ishte vetë Musiala që bashkëpunoi për mrekulli me Florian Wirtz për ta dyfishuar epërsinë (58’).
Vetëm tetë minuta më vonë, dyshja vetëm ndryshuan vendet. Pra, Musiala asistoi e Wirtz shënoi për ta dërguar rezultatin në 3:0.
Për golin e katërt u përkujdes i inkuadruari Pavlovic, që mori një tjetër asistim nga Musiala, për këtë të fundit ishte asistimi i tretë në sfidë (77’).
Kurse, fitoren e vulosi katër minuta më vonë Kai Havertz, duke e tundur rrjetën nga pika e bardhë (81’).
Gjermania tani është lider në grupin 3 të Ligës A të Kombeve, derisa Hungaria qëndron në fund pa pikë.