“Gjenerata e re gjithmonë në telefon”, Dalot e ngacmon Cristiano Ronaldon
Ylli i Manchester Unitedit Diogo Dalot ka ngacmuar Cristiano Ronaldon duke thënë “se gjithmonë po qëndron në telefon”, pas kritikave të këtij të fundit për lojtarët e rinj.
Ronaldo u largua nga Unitedi në dhjetor pas një interviste me Piers Morgan, ku “shpërtheu” ndaj Erik ten Hag, Glazers si dhe bashëklojtarëve të Unitedit.
Ish ylli i Real Madridit deklaroi se gjeneratave të reja s’po iu intereson futbolli pasi janë të fokusuar në teknologjinë e re.
Kështu, Dalot ka postuar një fotografi me Ronaldon duke shkruar në mbishkrim “Gjenerata e re gjithmonë në telefon”.

Kuptohet, postimi i mbrojtës më shumë ishte qesharak pasi Ronaldo e përmendi Dalot si një nga lojtarët e paktë që mund të ketë sukses në karrierën e tij afatgjate.
“Te Manchester United mund ta përmendi Dalotin, është i ri por shumë profesional. Nuk kam dyshime që do të ketë karrierë të gjatë në futboll sepse është i ri, i mençur, inteligjent dhe shumë profesional”.
Dalot dhe Ronaldo janë pjesë e pandashme edhe te kombëtarja e Portugalisë, ku këtë muaj do të zhvillojnë dy përballje të rëndësishme ndaj Sllovakisë dhe Bosnja Hercegovinës.