Giroud në dyshime për finale, pas një lëndimi që pësoi gjatë stërvitjeve
Një lëndim i minutave të fundit ka shqetësuar kampin francez, kur kanë mbetur më pak se 24 orë deri në finalen e madhe Argjentinë – Francë. Olivier Giroud pësoi një lëndim në gju gjatë stërvitjes së fundit, dhe tani mediat franceze raportojnë se ai është në dyshim për ta filluar ndeshjen nga minuta e parë.
Sipas L' Équipe, në seancën stërvitore të mbrëmjes së sotme Marcus Thuram u testua si qendërsulmues në vend të Giroud, i cili ka pësuar një goditje në gju dhe për këtë arsye mund të mos jetë në gjendjen e duhur për të filluar si në ndeshjet tjera.
Olivier Giroud is a doubt to start in the World Cup final after suffering a knee knock in training, according to @lequipe. 👀 pic.twitter.com/N6ZUBVS7F1
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) December 17, 2022
Ndeshja finale e Botërorit është shoqëruar me shumë polemika në kampin e Francës, pasi disa futbollistë po stërvitnin ndaras nga pjesa tjetër, pasi që ishin prekur nga ‘Gripi i Devës’, por lajmi i mirë për gjelat erdhi sot, pasi të gjithë 24 lojtarët janë të gatshëm për ndeshjen e nesërme finale(Giroud në dyshime). Të gatshëm do të jenë edhe Upamecano e Rabiot që munguan në ndeshjen gjysmëfinale.

Théo Hernandez humbi seancën e djeshme pas një lëndimi të vogël në gju, por në stërvitje Kylian Mbappé u përdor si sulmues me Thuram duke zënë një pozicion në krahun e majtë dhe Ousmane Dembele në të djathtë.
Tani priten përditësime të reja rreth gjendjes së Giroud, se a do të mund t’ia dalë apo jo.
Sulmuesi veteran ka luajtur një rol të veçantë për Francën në këtë Botëror, duke shënuar plot katër gola, vetëm një më pak se Mbappe e Messi që i prijnë listës, dhe po në këtë turne ai u bë golashënuesi më i mirë i Kombëtares franceze, duke kaluar legjendën Thierry Henry.

