Sonte Giroud e çoi Francën në gjysmëfinale, por për Munishin ai është më i dobëti në historinë e gjelave - NACIONALE

Sonte Giroud e çoi Francën në gjysmëfinale, por për Munishin ai është më i dobëti në historinë e gjelave

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Ylli francez, Olivier Giroud, me golin e tij ndaj Anglisë për rezultatin 2:1 dërgoi kombëtaren e tij në gjysmëfinale, por për trajnerin e Prishtinës, Ismet Munishin, sulmuesi veteran është më i dobëti në historinë e Francës.

Giroud ka qenë shumë i vlefshëm për rrugëtimin e Francës në këtë Botëror, ku në katër ndeshje ka shënuar katër gola, ku ka barazuar Lionel Messin dhe është vetëm një gol prapa Kylian Mbappes, që është shënuesi më i mirë në Kupën e Botës që po zhvillohet në Katar.

36-vjeçari tashmë është golashënuesi më i mirë në histori të Francës, pasi e kaloi legjendën franceze, Thierry Henry me numrin e golave, në përballjen e 1/8 së finales ndaj Polonisë.

Munishi ka shprehur disa herë antipatinë për sulmuesin e Milanit, ndërsa gjatë një emisioni gjatë netëve të Botërorit në emisionin Dueli Botëror tha: “Ky është sulmuesi më i dobët që e ka pas Franca në kombëtaren e vet”.

Giroud tani me Francën gjenden në gjysmëfinale, ku të mërkurën takohen me Marokun për një vend në finale, ku ‘gjelat’ kërkojnë finalen dhe triumfin e dytë radhazi.

Lajme të ngjashme