Giroud: Lionel Messi është lojtar i jashtëzakonshëm, por Franca do të bëjë gjithçka ta ndalojë - NACIONALE

Giroud: Lionel Messi është lojtar i jashtëzakonshëm, por Franca do të bëjë gjithçka ta ndalojë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Olivier Giroud ka thënë se Lionel Messi është lojtar i jashtëzakonshëm, por Franca nuk do ta lejojë ta shijojë finalen sepse do të bëjnë gjithçka për ta ndaluar.

Frnaca e mposhti Marokun me rezultat 2:0 të mërkurën dhe do të provojnë të bëhen shteti i parë në 60 vitet e fundit që të rimbrojnë titullin ndaj Argjentinës, e cila eliminoi Kroacinë për të arritur në finale.

Messi ishte sensacional në atë sfidë duke shënuar një herë dhe asistuar dy herë, mirëpo Giroud ka treguar se Franca do të punojë me një plan të veçantë për ta ndaluar shtatë herë fituesin e Topit të Artë.

"Messi është lojtar i jashtëzakonshëm. Por, nuk do ta lejojmë ta shijojë natën më të mirë që mund të ketë".

"Ne duam që ta fitojmë atë ndeshje dhe Kupën e Botës dhe do të bëjmë gjithçka për ta ndaluar atë".

"Nuk është vetëm Messi në atë skuadër. Kanë lojtarë të shkëlqyer që punojnë për ekipin gjithashtu. Për këtë arsye janë shumë të fortë".

Giroud ishte nga minuta e parë në finalen e Kupës së Botës 2018, ku Franca mposhti Kroacinë me rezultat 4:2, derisa eliminuan edhe Argjentinën në raundin e 16-të më të mirave me rezultat 4:3.

Ai shtoi: "Më kujtohet në vitin 2018, N'Golo ishte tërë ndeshjen prapa shpinës së tij. Këtë herë nuk e di se si do të jetë plani, do ta shohim me trajnerin".

Messi dhe Kylian Mbappe kanë nga pesë gola të shënuar në Katar duke prirë në renditje, edhe pse argjentinasi ka një avantazh sepse ka regjistruar një asistim më shumë.

Pas fitores së djeshme, lojtarët e Francës përgëzuan argjentinasit jo vetëm Messin që po kalojnë në formë të mirë.

Antoine Griezmann deklaroi: "Kemi parë si luan Argjentina, e dimë se çfarë bënë, ata janë skuadër e vështirë të luhet kundër dhe duken se janë në top formë".

"Nuk është vetëm Messi, kanë skuadër të fortë përreth tij. Do të jetë ndeshje e vështirë dhe do të kenë mbështetje të madhe nga tifozët".

Lajme të ngjashme