Giresse: Ndeshja kundër Greqisë është e rëndësishme, por nuk mund ta cilësoj si finale
Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, është prononcuar për shtyp një ditë para ndeshjes vendimtare përballë Greqisë.
"Ashtu siç e kam thënë që ndeshja është shumë e rëndësishme, ndaj Greqisë gjithmonë është e rëndësishme, por nuk mund ta them nëse është finale, por do jetë shumë e rëndësishme që do të vuloste fitoren dhe kalimin në grupin B", u shpreh fillimisht Giresse.
Giresse ka komentuar problemet me lëndimet që po i ka Kosova.
"Po është e qartë se kemi pasur shumë probleme me lëndime dhe suspendime, por me këta lojtarët që kanë mbetur pjesë e grupit do tentojmë të marrim më të mirën. Deri më tani këto janë mungesat, megjithatë shpresoj që nuk do të kemi probleme me mungesa në ndeshjet e radhës.
"Ne jemi këtu me këtë normë të futbollistëve që kemi dhe jemi obliguar ta përfaqësojmë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme me këtë grup të lojtarëve që kemi", nënvizoi ai.
Njëherazi, Giresse komentoi edhe mungesat e Dresheviç dhe Fazlijit.
"Pse vetëm 24 futbollistë dhe nuk janë ftuar lojtarët që ishin në listën rezervë? Fillimisht duhet të themi që të gjitha ekipet kanë pasur 24 futbollistë, ashtu si ne. Nga ky kontigjen kemi përdorur 17 futbollistë, ne kemi pasur probleme me lëndime dhe suspendime dhe nuk ka qenë e lehtë që t'i zëvendësojmë ata.
"Nëse është pyetja sa i përket zëvendësimit, atëherë duhet të them se koha është shumë e shkurtër që ata t'i bashkohen kampit", theksoi Giresse.