Gerard Romero: Barcelona synon shitjen e Auba dhe Depay, pastaj me të gjitha forcat hidhet në "sulm" për Bernardo Silva - NACIONALE

Gerard Romero: Barcelona synon shitjen e Auba dhe Depay, pastaj me të gjitha forcat hidhet në "sulm" për Bernardo Silva

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari me burime të shumta pranë Barcelonës, Gerard Romero thotë se katalunasit do të provojnë transferimin e yllit të Manchester Cityt, Bernardo Silva.

Sipas tij, sapo të shiten Pierre-Emerick Aubameyang dhe Memphis Depay, Barcelona me të gjitha forcat do të hedhet në "sulm" për portugezin.

Chelsea ka arritur marrëveshje të plotë për shërbimet e yllit nga Gaboni, i cili do të niset për në Londër pas disa orëve dhe do ta mbyll marrëveshjen.

Kurse, Depay dje ka kërkuar largimin nga Barcelona, që është e hapur t'ia ndërpres kontratën nëse holandezi gjen marrëveshje me një skuadër të re. Chelsea është në bisedime me lojtarin, por ende s'ka asgjë konkrete.

E nëse kompletohen këto dy marrëveshje, atëherë Barcelona do të provojë transferimin e Silvas, me të cilin kanë edhe marrëveshje personale.

Silva dje konfirmoi se do të qëndrojë te "Qytetarët", por në orët e ardhshme gjërat mund të ndryshojnë.

Lajme të ngjashme