Gazzetta: Man City gati ofertën e parë për Cambiason - NACIONALE

Gazzetta: Man City gati ofertën e parë për Cambiason

1 vit më parë

nga NACIONALE

Manchester City po planifikon të bëjë një ofertë zyrtare për mbrojtësin e Juventusit Andrea Cambiaso në ditët në vijim, pavarësisht raportimeve se 24-vjeçari pritet të qëndrojë në Torino.

City e ka bërë prioritet afrimin e mbrojtësit, i cili pëlqehet tejmase nga Pep Guardiola, por ende asnjë ofertë zyrtare nuk është bërë.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, City pritet të bëjë ofertë zyrtare për Cambiason në dy ditët e ardhshme.

Oferta zyrtare pritet të jetë në regjionin e 65 milionë eurove, pavarësisht që Juventusi e vlerëson lojtarin rreth 80 milionë euro.

Raporti shton se nëse Cambiaso kalon te Man City, atëherë me këto funde mund të investojnë në lojtarë si David Hancko i Feyenoordit, Lloyd Kelly i Newcastle ose ndoshta Kevin Danson e RC Lens.

Ky ka qenë një afat aktiv i janarit për “Bianconerët”, që tashmë e kanë mirëpritur Alberto Costan e Vitori Guimaraes dhe janë afër mbylljes së marrëveshjeve për Randal Kolo Muanin e PSG-së si dhe Renato Veigan e Chelseas.

Juve ishte afër edhe marrëveshjes me Barcelonën për mbrojtësin Ronald Araujo, mirëpo ky i fundit në fund ndryshoi mendje dhe vendosi të rinovojë kontratën me katalunasit.

Lajme të ngjashme