Gazetari Hoxha: Lojtarët më konfirmuan se kombëtarja shqiptare ka ndeshje të trokuara
Gazetari hulumtues në Shqipëri Artan Hoxha ka akuzuar se ka ndeshje të kombëtares shqiptare që janë trukuar.
Në një intervistë në podcastin e “Tele Sport”, Hoxha tregoi se kishte vendosur kamera të fshehta dhe ka zbuluar se Shqipëria ka trukuar ndeshje.
Ndër të tjera, ai shtoi se nuk i ka nxjerrë shkaku që do të bëhej problem i madh në Shqipëri, por pasi të përfundojë afati do t’i bëjë publike.
“Kam bërë disa regjistrime atë kohë, kam përdorur kamera të fshehta me lojtarë të kombëtares. Këto gjëra më futen frikën edhe mua, sepse i kisha dëgjuar por uroja që të mos ishin të vërteta, por në fakt ishin të vërteta”.
“Nuk mendoja se do të shkonim deri aty që të kemi trukuar ndeshje të kombëtares. U vura para faktit se nëse do t’i nxirrja do të shkaktoja një problem shumë të madh. Kombëtarja është çështje besimi, flamur dhe himn. Nëse do t’i nxirrja ato do të krijonte një problem të madh. Kam menduar se do të ketë hetim, ka pasur momente kur është hetuar”.
“S’ka nevojë t’i japësh sepse kanë afat kur do të dalin. Frika që kisha unë se kishin trukuar ndeshje të kombëtares, kishte ndodhur. Kishin trokuar ndeshje të kombëtares”, tha ai ndër të tjera (VIDEO).