Gazeta e madhe zvicerane e "gozhdon" Granit Xhakën: Dha intervistë të çuditshme në Tiktok
Gazeta e madhe zvicerane "Blick" e ka kritikuar shumë mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka, i cili ishte ditë më parë drejtpërdrejt në "Tiktok" me Barrelon.
Mesfushori shqiptar para dy ditëve ishte drejtpërdrejt me Barrelon në "tiktok", ku ky i fundit i bënte lloj-lloj pyetje pavarësisht që s'merrte vesh aspak për futboll.
"Për të qenë futbollist a duhet të nënshkruash ndonjë gjë, me iluminatin ose diçka tjetër. A është e vërtetë?", pyet Barrelo, ku menjëherë Xhaka nisi të qesh më të madhe duke e tundur kokën.
Tutje, Barrelo e pyeti edhe për shqiponjën në Serbi, me Xhakën që deklaroi: "Një herë që ka ndodhur është një herë, është e mjaftueshme".
Vetëm disa minuta më vonë, Barrelo bën të kuptohet që nuk merr vesh futboll duke e pyetur lojtarin "Ku jeton saktësisht?, me Xhakën që i thotë "Londër".
"Atëherë pse ti flet gjermanisht? Të gjithë flasin anglisht aty", ku pas kësaj Xhaka u irritua duke thënë: "Po, mirëpo unë kam lindur në Zvicër dhe ishte te Monchengladbach për katër vite".
Pas këtyre pyetjeve koti, Xhaka i tha: "A je vërtetë fans i Arsenalit, apo po bën kinse?, me Barrelon që iu përgjigj: "Kur nisa Tiktokin, ndalova së shikuari futboll. Për këtë arsye nuk e dija ku po luanit".
Kjo nuk është hera e parë që Granit Xhaka shfaqet në këto 'intervista' pasi në të kaluarën kishte qenë drejtpërdrejt edhe me "Kozakun".