Gavi pas rikthimit: E kam ëndërruar këtë moment - NACIONALE

Gavi pas rikthimit: E kam ëndërruar këtë moment

1 vit më parë

nga NACIONALE

Talenti i Barcelonës Gavi e ka pranuar se e ka ëndërruar rikthimin nga lëndimi për herë të parë pas 11 muajve.

Spanjolli zhvilloi disa minuta në fitoren 5:1 ndaj Sevillas, ndërsa edhe iu dha shiriti i kapitenit nga Pedri kur u zëvendësua.

“Jam shumë i lumtur që jam kthyer me skuadrën. E kam ëndërruar këtë moment që disa muaj dhe jam mirënjohës ndaj të gjithëve sepse e kanë bërë shumë të lehtë për mua”.

“Gjëja më e keqe është të mos luaj me skuadrën. Ta shikoj skuadrën nga jashtë ishte vështirë dhe duhet ta shijosh çdo moment dhe të vlerësosh gjërat. Ndihem më fat që jam këtu”.

“Futbolli është jeta ime, çfarë kam bërë tërë jetën dhe më mungoi. Kur të gjithë tifozët dhe bashkëlojtarët të duan dhe të vlerësojnë, ndihesh me fat”.

Gavi, tani 20 vjeç tashmë ka zhvilluar 96 paraqitje për dy sezone si dhe e ka fituar vendin titullar te kombëtarja e Spanjës.

Në fakt, lojtari këputi ligamentin gjatë kohës sa ishte te Spanja ku si pasojë e humbi tërë sezonin e kaluar si dhe Kampionatin Evropian “Euro 2024”, të cilën pastaj e fitoi “La Roja”.

Lajme të ngjashme