Gavi mungon në stërvitjen e fundit shkaku i lëndimit - NACIONALE

Gavi mungon në stërvitjen e fundit shkaku i lëndimit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Talenti spanjoll Gavi ka munguar në stërvitjen e të hënës, një ditë pas lëndimit që pësoi në barazimin 1:1 të Spanjës ndaj Gjermanisë në Kupën e Botës.

Spanjolli është duke u shëruar nga një lëndim i lehtë, që pësoi në barazimin 1:1 në stadiumin “Al Bayt” të dielën mbrëma, prandaj edhe u largua nga seanca më pak se 24 orë më vonë.

Mesfushori 18-vjeçar u zëvendësua në minutën e 66-të kundër Gjermanisë, pak pasi Spanja kaloi në epërsi 1-0 me Alvaro Morata.

Sido që të jetë, lajmi i mirë për skuadrën e drejtuar nga Luis Enrique, është se lëndimi nuk pritet ta mbajë Gavi jashtë ndeshjes së fundit të grupit kundër Japonisë të enjten. Spanjës i duhet një barazim për të kaluar në 1/16.

Gavi shënoi një herë në ndeshjen hapëse të Spanjës 7-0 ndaj Kosta Rikës, duke u bërë golashënuesi më i ri i Kupës së Botës që nga Pele në 1958.

Ai dhe Pedri 20-vjeçar po drejtojnë një skuadër të ‘re’ të Spanjës duke u përpjekur të fitojnë Kupën e dytë të Botës dhe titullin e parë të madh që nga Kampionatin Evropian 2012.

Para ndeshjes me Gjermaninë, përzgjedhësi i “La Roja” Enrique lavdëroi Gavi, duke pretenduar se i riu mund të 'përcaktojë një epokë'.

“Gjëja më befasuese për të gjithë është se dikush, në moshën 18 vjeç e 100 ditë, ka atë shumë vetëbesim”.

“Duhet të shikoni inteligjencën që ai ka në pozicionimin e tij, si dominon aspektet teknike të futbollit dhe kapacitetin e tij fizik pavarësisht se është 18 vjeç. Duhet të qëndrojmë të qetë, ai është 18 vjeç, por ai mund të përcaktojë një epokë”, deklaroi Enrique.

Spanja është shumë pranë kualifikimit tutje, pasi ka nevojë vetëm për një pikë ndaj Japonisë që të mbërrijë në raundin e 16-të më të mirave.

Përballja mes Spanjës dhe Japonisë do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 20:00.

Lajme të ngjashme