Gavi: Krahasimet e Messit me Yamal të pakuptimta, s’do të ketë si argjentinasi - NACIONALE

Gavi: Krahasimet e Messit me Yamal të pakuptimta, s’do të ketë si argjentinasi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Barcelonës Gavi ka kërkuar që të mos bëhen më krahasime Lionel Messi e Lamine Yamal, ngase askush s’i afrohet argjentinasit.

Yamal po vlerësohet nga shumëkush si pasuesi i Messit, ku edhe pse vetëm 17 vjeç po impresionon çdo herë në fanellën blaugranase.

Megjithatë, Gavi ka kërkuar që të ndalen këto krahasime sepse nuk do të ketë si Messi.

“Të krahasosh Laminen me Messin është e pakuptimtë, nuk do të ketë asnjëherë lojtar si Messi”.

“Messi është unik, është lojtari më i mirë në histori. Lamine duhet ta shkruajë historinë e vetë dhe shpresoj të vazhdoj kështu”.

“Gjithashtu nuk do të ketë as lojtarë si Iniesta, Xavi e Busquets”.

I pyetur nëse beson se Yamal është më i miri në botë, Gavi u përgjigj: “Po, pas Messit”.

Barcelona është duke vazhduar me formën e jashtëzakonshme, ku të martën shpartalloi Betisin me rezultat 5:0 për t’u kualifikuar në fazën tjetër të Kupës së Mbretit.

Katalunasit edhe fituan Superkupën e Spanjës, ku demoluan Real Madridin me rezultat 2:5.

Lajme të ngjashme