Gasperini i Atalantës trajneri më i mirë i muajit nëntor në Serie A
Gan Piero Gasperini është emëruar zyrtarisht si trajneri më i mirë i muajit nëntor në Serie A, pasi mbajti një rekord të përsosur në elitën e futbollit italian si dhe në Ligë të Kampionëve gjatë javëve të fundit.
Trajneri më i mirë për muajin nëntor u vendos në bazë të rezultateve nga xhiroja 11 deri në 14. Gjatë asaj periudhe, Atalanta regjistroi një fitore 3:0 jashtë vendit kundër liderëve të ligës Napoli, një fitore 2:1 kundër Udineses, një fitore 3:1 në udhëtim kundër Parmës dhe një fitore 2:0 kundër Romës në Stadio Olimpico, që teknikisht u zhvillua më 2 dhjetor.

Megjithëse rezultatet evropiane nuk janë të përfshira në çmimin e trajnerit të muajit në Serie A, Atalanta gjithashtu mbajti një rekord 100% të fitoreve në Ligën e Kampionëve në nëntor, duke mposhtur Stuttgartin 2:1 dhe Young Boys 6:1, të dyja fitoret në udhëtim.
Atalanta aktualisht është e dyta në Serie A, vetëm një pikë larg Napoit në krye, megjithëse Interi është tre pikë pas La Dea me një ndeshje më pak.
Gasperini do të prezantohet me trofeun e tij në fillim të ndeshjes së ardhshme të Atalantës në Serie A në shtëpi kundër Empolit më vonë në dhjetor.