Garcia: Ronaldo ka arritur një nivel shumë të mirë, është harmonizuar me bashkëlojtarët e skuadrës - NACIONALE

Garcia: Ronaldo ka arritur një nivel shumë të mirë, është harmonizuar me bashkëlojtarët e skuadrës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rudi Garcia ka folur në superlativ për Cristiano Ronaldon, pasi ky i fundit shënoi katër gola në fitoren e djeshme 4:0 kundër Al-Wendas.

Trajneri i Al-Nassr është ndarë shumë i kënaqur me çfarë ka parë në fushë nga Cristiano Ronaldo ditën e djeshme kundër Al-Wendas, me ç’rast ylli portugez ishte protagonist i një paraqitje fantastike, ku shënoi katër gola brenda një ndeshje të vetme.

“Cristiano Ronaldo ka arritur një nivel shumë të mirë duke u harmonizuar me bashkëlojtarët e skuadrës dhe ata me kalimin e kohës kanë filluar të kupojnë se çfarë dëshiron”, u shpreh Garcia.

Fillimi i Ronaldos te skuadra arabe ka qenë paksa i përfolur, për arsye nuk po arrinte dot që ta gjente rrugën e rrjetës. Në përgjithësi edhe paraqitjet e tij të para kishin lënë shumë për të dëshiruar, paçka edhe një pjesë e opinionit futbolldashës saudit kishte filluar të ngre pyetje në lidhje me transferimin e tij nëse ishte i qëlluar apo jo.

Megjithatë, 38-vjeçari në dy ndeshjet e fundit ka arritur të shënojë pesë gola në kampionat, duke u zhbllokuar kështu në formë të vrullshme.

Skuadra e tij është në ndjekje të titullit kampion. Ronaldo është shprehur se do të bëjë maksimumin që t’i japë një tjetër dimension Al-Nassr, ashtu edhe si vetë futbollit saudit, për të cilin ka thënë se përfaqëson të ardhmen e futbollit në përgjithësi, duke marrë parasysh investimet që po bëhen.

Vetë kontrata e pesë herë fituesit të Topit të Artë me Al-Nassr është tregues i mjaftueshëm për shpenzimet e çmendura që po bëhen nga klubet saudite. Ronaldo do të përfitojë hiç më pak se 100 milionë euro pagë vjetore në dy vite kontratë sa ka nënshkruar më 30 dhjetor 2022.

Lajme të ngjashme