Pamje: Ronaldo i hatashëm, shënon edhe golin e katërt në ndeshje
Cristiano Ronaldo ka gjetur edhe golin e katërt në ndeshjen kundër Al-Wendas.
Përfaqësuesi portugez nuk ka të ndalur sot. Ai po tregohet tejet klinik para portës. Kësisoj, në minutën e 61-të gjeti edhe golin e katërt në takim.
Goditjen e parë të tij brenda zonës së rreptësisë e ndali portieri kundërshtar, por jo edhe të dytën, e cila përfundoi brenda katërkëndshit të portës. Ky ishte goli i pestë në kampionatin saudit me fanellën e Al-Nassr. (VIDEO).