Galtier thotë se e meriton edhe një sezon te Paris Saint-Germain - NACIONALE

Galtier thotë se e meriton edhe një sezon te Paris Saint-Germain

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier, beson se e meriton të qëndrojë edhe për një sezon te kampioni francez, pasi fituan titullin kampion në Ligue 1 dje.

PSG-ja konfirmoi vetën si kampion në Francë me barazimin dje 1:1 kundër Strasbourgut, një xhiro pa përfunduar sezoni, duke u bërë kështu skuadra më e trofeshme në Ligue 1, me 11 tituj, një më shumë se Marseille (që ka 10-të).

Kylian Mbappe Christophe Galtier PSG 2022-23

Pasi fitoi trofeun e tij të parë me PSG-në, Galtier pretendoi se ai meriton të ketë një mundësi më shumë për të provuar vetën e tij mes thashethemeve se ai do të largohet nga klubi në fund të sezonit aktual.

Duke folur me gazetarët pas ndeshjes, Galtier tha: "Unë e meritoj një sezon të dytë në Paris Saint-Germain!" Ai shtoi: "E përsëris edhe një herë sepse askush nuk dëshiron ta dëgjojë, por ishte një sezon shumë i veçantë. Ne duhej të qëndronim në garë edhe kur mendonim se të gjithë kishim kokën nën ujë. Unë i përgëzoj lojtarët të mi që nuk kanë hequr dorë. Jam shumë i lumtur dhe nuk dua ta banalizojmë (këtë titull)!"

Christophe Galtier PSG

Nën udhëheqjen e Galtier, PSG u rrëzua nga Liga e Kampionëve në fazën e parë pas grupeve, gjithashtu edhe nga Kupa e Francës në fazën e 16 skuadrave më të mira, gjë që thuhet se e shtyu menaxhmentin në vendimin për t'i treguar derën gjatë verës, ndonëse asgjë nuk është e konfirmuar. Ish-trajneri i Spanjës dhe Barcelonës, Luis Enrique është aktualisht favorit për të zëvendësuar Galtier në krye të skuadrës nga kryeqyteti i Francës.

Kampionët e sapokurorëzuar të Francës do ta zhvillojnë edhe ndeshjen e tyre të fundit në Ligue 1 për këtë sezon, më 3 qershor kundër Clermont Foot.

Lajme të ngjashme