Paris Saint-Germain shpallet kampione e Francës, bëhet skuadra më e trofeshme në Ligue 1 - NACIONALE

Paris Saint-Germain shpallet kampione e Francës, bëhet skuadra më e trofeshme në Ligue 1

10 muaj më parë

nga Vivianit Gërguri

Paris Saint-Germain me barazimin 1:1 ndaj Strasbourg është shpallur kampione e Francës për sezonin 2022/23, duke u bërë skuadra më e trofeshme në Ligue 1 me 11 tituj, një më shumë se Marsielle, ndërsa vendasit me barazim siguruan mbijetesën.

Një xhiro pa përfunduar kampionati në Francë, tashmë gjithçka është mësuar rreth kampionit, me PSG-në që arrin ta mbrojë titullin kampion.

Çdo rezultat tjetër përpos humbjes, do të thoshte titull kampion për skuadrën e Christophe Galtier, që në një moment gjatë sezonit rrezikuan mjaftë shumë.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje ishte shumë monotone, me pak raste shënimi, me vendasit që krijuan më shumë, duke qenë në kërkim të pikës që iu siguronte mbijetesën.

Ndërsa në pjesën e dytë u shënuan dy golat që dhanë epilogun final, që në fund kënaqi dy skuadrat.

Ishte Lionel Messi që shënoi në minutën e 59-të për 1:0, me Kylian Mbappen që asistoi.

Ndërkaq Kevin Gameiro u përkujdes për të barazuar në 1:1 në minutën e 79-të për rezultatin përfundimtar.

Kështu me këtë rezultat, PSG-ja shpallet kampione për herë të dytë radhazi në Francë, ndërkaq Strasbourg do ta shijojë edhe një sezon tjetër në Ligue 1.

Lajme të ngjashme