Galtier: Mbappe dha një sinjal të fortë me rikthimin e hershëm te PSG
Trajneri i Paris Saint-German, Christophe Galtier beson se Kylian Mbappe dha një sinjal të madh duke u rikthyer në stërvitje vetëm tre ditë pasi Franca humbi finalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës.
Mbappe u bë vetëm lojtari i dytë ndonjëherë që shënon një het-trik në finale, gjithashtu realizoi edhe në penallti, por Franca nuk arriti ta mbroj titullin.
Francezit iu ofrua shansin për një pushim 10-ditor pas paraqitjeve në Katar, por vendosi që të rikthehet vetëm 64 orë pas finales dramatike.
Galtier ka mbetur i impresionuar me mentalitetin e Mbappe dhe e ka lavdëruar për një gjë të tillë.
"Jam shumë i lumtur që e shoh atë. Kylian kishte një Kupë të Botës të shkëlqyer. Ky rikthim gjithashtu jep një sinjal të fortë për të gjithë".
"Ai dëshironte të rikthehej në kontakt me grupin shumë shpejtë dhe të përgatitej për synimet e radhës. Ne jemi shumë të lumtur që e shohim".
Mbappe nënshkroi një kontratë luksoze me PSG-në në maj, por ka pasur raportime për një largim të mundshëm gjatë verës pasi thuhet se nuk shihet me sy me Galtier.
24-vjeçari kritikoi Galtier gjatë tetorit duke thënë se ndihet i palumtur që po përdoret si qendërsulmues, mirëpo trajneri parisien mohoi raportimet se futbollisti donte të largohej në afatin dimëror.
Mbappe shkëlqeu te Kombëtarja e Francës duke luajtur në krahun e majtë që me gjasë do të ndikojë te Galtier, i cili pritet ta lejojë më shumë të luajë në atë pozitë.
Ndërkohë, kampioni i Francës rikthehet në "aksion" më 28 dhjetor në përballjen ndaj Strasbourg.
