Gallas: Arteta bënë mirë ta arrijë top katërshen, ndryshe është në probleme
Ish-mbrojtësi i Arsenalit, William Gallas, ka paralajmëruar Mikel Artetën se mund të shkarkohet në topçinjtë nuk arrijnë top katërshen e Premierligës. Trajneri spanjoll tani është në vitin e tij të tretë në stolin e Arsenalit dhe nuk ka arritur deri më tani ta sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, që është synim i klubit.
Në sezonin e fundit londinezët dukeshin të destinuar për të arritur një nga katër pozitat e para, por një krizë në momentet e fundit bëri që Tottenham Hotspur t’i kalonte ata.

Që nga ky dështim, Arteta është mbështetur maksimalisht duke i sjellë lojtarë si Oleksandr Zinchenko, Gabriel Jesus në këtë afat kalimtar veror, kështu duke rritur edhe më shumë presionin mbi të për një sukses në këtë sezon.
Arteta pranon paralajmërim për shkarkim nga pozita e trajnerit
Në një intervistë me Genting Casino, William Gallas, ka parashikuar se puna e Artetas do të jetë vërtetë në rrezik nëse ai dështon të sigurojnë një vend në katër pozitat e para.

“Sigurisht, ai do të jetë në probleme. Nga ai është kërkuar top katërshja dhe sezonin e fundit nuk e arriti këtë.
Nëse Arsenali nuk luan në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm, do të shkaktonte shumë dramë. Ata duhet të kenë një sezon të shkëlqyeshëm, ndoshta mund ta fitojnë Premierligën, por patjetër duhet të arrijnë të kualifikohen për në Ligën e Kampionëve.
Ata kanë blerë tani lojtarë të rinj. Është krejtësisht në duart e Artetas dhe lojtarëve të tij. Do të jetë një problem i madh për të gjithë këta nëse nuk e përfundojnë punën si duhet dhe nuk arrijnë në top katërshe.”
Kur ishte hera e fundit që Arsenali u kualifikuar në Ligën e Kampionëve?
Hera e fundit kur topçinjtë u kualifikuan në garën më të madhe evropiane për klube ishte sezoni 2016/17, kur përfunduan në pozitën e tretë në Premierligë një sezon më herët.
Në atë sezon të Ligës së Kampionëve, dukej një Arsenal premtues, pasi ata arritën ta kryesonin grupin A përpara Paris Saint-Germain, Ludogorets dhe Basel. Por siç ka ndodhur shumë herë, faza e eliminimit direkt doli të jetë një urë e pakalueshme për ta.
Ata në fazën e 1/16 u takuan me Bayern Munich, të cilët e poshtëruan në dy ndeshjet, duke humbur 5:1 si në Allianz Arena si në Fly Emirates, për rezultatin përfundimtar 10:2.

Gallas ka diçka për të thënë për Saliban
Legjenda franceze foli për bashkatdhetarin e tij, William Saliban, i cili impresionoi në ndeshjen hapëse të Premierligës, të cilën Arsenali e fitoi kundër Crystal Palaces të premten e kaluar.

“Saliba është një lojtar i mirë. Ai pati një sezon të mirë në Marseille, tani është kthyer në Arsenal, është një hap i madh për të.
Ai do tregojë se çfarë realisht mund të bëjë. Sezonin e kaluar ishte i dëshpëruar që u largua në huazim. Kur e shikoj duke luajtur, më kujton një lojtar që e kam pasur kundërshtar, dhe ai lojtar është Rio Ferdinand.
Mendoj se Saliba do të surprizoj shumë njerëz, kur ai të ketë më shumë ndeshje në këmbët e tij dhe të ketë akoma më shumë vetëbesim, sepse ai tani ka shumë presion mbi supe. Ai është shumë i ri dhe ka kohën përpara që të dëshmojë aftësitë e tij. Ai do të jetë gjithnjë e më i mirë”, përfundoi Gallas.

