Gabon Real Madridi, ndalet me barazim nga Rayo Vallecano - NACIONALE

Gabon Real Madridi, ndalet me barazim nga Rayo Vallecano

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madridi ka zhvilluar ndeshjen më të keqe të sezonit sot ndaj Rayo Vallecanos, ku barazuan 1:1, duke i dhënë mundësinë Gironës që me një fitore në ndeshjen e mbetur të afrohet në tre pikë.

Mbretërit erdhën nga një fitore në Ligë të Kampionëve ndaj Leipzig, ku me shumë vështirësi triumfuan 1:0, fal edhe paraqitjes së jashtëzakonshme të portierit Andriy Lunin dhe si duket lojtarët nuk kanë qenë të freskët për këtë ndeshje.

Edhe pse patën posedimin e topin në pjesën dërrmuese të përballjes, në këtë takim munguan rastet e mira për gol, me Vallecanon që qëndroi më mirë në pritshmëritë për gol (xG).

Skuadra e Carlo Ancelottit kaloi në epërsi vetëm pas tre minutash, kur pas një kundërsulmi të shpejtë, ishte Valverde që asistoi te Joselu, me këtë të fundit që vetëm përballë me portierin realizoi për 1:0.

Gëzimi te kampi madrilen nuk zgjati shumë, pasi në minutën e 27-të pas një loje me dorë, u shkakua penallti në të mirë të vendasve, ku Raul de Tomas u tregua i saktë për të barazuar në 1:1.

Deri në fund të takimit nuk pati ndryshim në rezultat, dhe i vetmi rast që vlen të përmendet është ndëshkimi i Dani Carvajal me të kuq në minutat shtesë, pasi u inkuadrua në fushë në minutën e 75-të.

Real Madridi me këtë barazim vazhdon të jetë e para në LaLiga me 62 pikë, por Girona tani ka mundësinë që me një fitore të afrohet në tre pikë, siç kishte qenë para përballjes direkte.

Lajme të ngjashme