Gabon Milani, ndalet me barazim nga Salernitana - NACIONALE

Gabon Milani, ndalet me barazim nga Salernitana

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Milani nuk ka shfrytëzuar gabimet e rivalëve të tyre, kështu duke barazuar me Salernitanën 1:1 në San Siro dhe do të vazhdojë të qëndrojë në pozitën e katërt.

Skuadra e Stefano Piolit edhe pse kishte dominimin në posedim të topit, nuk po arrinte të shfaqej e rrezikshme para portës mysafire, teksa Salernitana e pozitës së 16-të krijoi raste për gol më shumë.

Image

Rasti i parë i rrezikshëm në ndeshje erdhi në minutën e 41-të kur Dia doli në pozitë një me një me portierin Mike Maignan të Milanit, me francezin që veproi në mënyrë të jashtëzakonshme për të parandaluar golin e epërsisë.

Pas kësaj Milani filloi të sulmonte dhe golin e arriti pak para vërshëllimes së gjyqtarin për përfundimin e pjesës së parë. Golashënues ishte Olivier Giroud, teksa u asistua nga Ismael Bennacer.

Pjesa e dytë e takimit ishte paksa më e mirë dhe dy skuadrat më aktive në fushë.

Salernitana po tregohej e rrezikshme minutë pas minute dhe kështu erdhi te goli i barazimit. Boulaye Dia shënoi për 1:1 në minutën e 61-të, Bradaric ishte ai që asistoi.

Kuqezinjtë u treguan të pafuqishëm për të kthyer epërsinë, ndërsa në një rast ishin të zëshëm duke kërkuar penallti pas ndërhyrjes në Bennacer, por pasi rasti u shqyrtua në VAR, gjyqtari kryesor i takimit vendosi për mosakordim të penalltisë.

Rezultati mbeti i pandryshueshëm deri në fund, pra 1:1.

Me Milanin që nuk di për fitore në dy ndeshjet e fundit, përfshirë edhe sot, ata vazhdojnë të mbesin në pozitën e katërt, tani të rrezikuar nga Roma e vendit të pestë, ndërsa Salernitana me këtë barazim shkon në +7 pikë ndaj vendit të 18-të, pozitë kjo që shkon në Serie B në sezonin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme