Gabim i tmerrshëm nga Aro Muric, Manchester City shënon tre gola të shpejtë ndaj Ipswich Town - NACIONALE

Gabim i tmerrshëm nga Aro Muric, Manchester City shënon tre gola të shpejtë ndaj Ipswich Town

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ipswich Town kaloi e para në epërsi, por pësuan tre gola të shpejtë nga Manchester City, një që erdhi nga gabimi i tmerrshëm i Arijanet Muric.

Sammie Szmodics shënoi për Ipswich kur doli në situatë i vetëm me portierin Ederson.

Por reagimi te kampioni në fuqi ishte i menjëhershëm. Savinho nxori një penallti, të cilën Haaland e konvertoi në gol në minutën e 12-të, për ta barazuar rezultatin në 1:1.

Vetëm dy minuta më vonë, portieri i Kombëtares së Kosovës, e bëri një gabim të tmerrshëm, nga ku përfitoi Savinho, që asistoi për De Bruynen, me këtë të fundit që shënoi lehtësisht për 2:1.

Në minutën e 16-të Haaland pranoi një asist fantastik nga De Bruyne, pastaj me norvegjezin që kaloi Aro Muricin, për të shënuar për 3:1.

Lajme të ngjashme