Fury kthehet në stërvitje për revanshin ndaj Usyk
Tyson Fury është kthyer në stërvitje për t'u përgatitur për përballjen e tij ndaj Oleksandr Usyk më 21 dhjetor, pas humbjes së hidhur që e pësoi muajin e kaluar.
Meçi i shekullit u cilësua përballja e parë mes britanikut dhe boksierit ukrainas, ku në luftë ishin të gjithë titujt. Usyk fitoi me vendim të ndarë të gjyqtarëve, për t'u bërë kampioni i parë i padiskutueshëm që nga viti 2000.
Por, marrëveshja ishte e tillë që, Fury kishte të drejtë të kërkonte rimeç dhe kjo u pranua, me përballjen që pritet të zhvillohet në fund të këtij viti.
35-vjeçari postoi në Instagram një video, ku bëri të ditur se është kthyer më i fortë se kurrë, me synime të caktuara, për të fituar të gjithë titujt në tavolinë.
"Kam bërë gjithçka në boks, por asnjëherë nuk jam kthyer nga një humbje. Më pëlqen kjo sfidë, një shans për t'u kthyer dhe për të shpenguar veten. 21 dhjetori është i gjithi i imi, ja ku po vi për çmimin i padiskutueshëm."
Ndeshja e kthimit është ende gjashtë muaj larg, por Fury thotë se po "po numëron ditët".
Ish-kampioni i WBC-së, Fury, po fitonte luftën përpara se të dominohej nga Usyk në raundin e nëntë.
Fury u rikuperua, por nokdaun ishte i mjaftueshëm për të bindur dy nga tre gjyqtarët se Usyk kishte fituar me rezultat të ngushtë.
Rindeshja u paralajmërua shpejt për në dhjetor, por ka dyshime nëse titulli i padiskutueshëm do të jetë sërish në linjë.
IBF po shqyrton një kërkesë nga Usyk për të ruajtur titullin e tij me organin sanksionues duke thënë se para ndeshjes me Furyn ata synonin të hiqnin titujt e kampionit nëse ai nuk do të luftonte menjëherë me sfiduesin e tyre të detyrueshëm.
Usyk, 36 vjeç, është kampioni i parë i padiskutueshëm i peshave të rënda në epokën e katër rripave dhe i pari që kur Lennox Lewis arriti këtë sukses pothuajse 25 vjet më parë.