Fuqia e grushtit të Mike Tyson dhe Deontay Wilder është krahasuar nga njeriu që ka punuar me të dy - NACIONALE

Fuqia e grushtit të Mike Tyson dhe Deontay Wilder është krahasuar nga njeriu që ka punuar me të dy

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Menaxheri i boksierëve, Shelly Finkel është munduar të krahasojë fuqinë grushtuese të klinetit të tij aktual, Deontay Wilder me atë të ish-klientit, Mike Tyson, por thjesht nuk mundi të ndante dyshen.

Finkel njihet si një person që e mori në menaxhim Tysonin pas humbjes së legjendës me diskualifikim pasi kafshoi në vesh Evander Holyfieldin më 1997.

Aktualisht, ai menaxhon Wilder dhe si rezultat i eksperiencave me këta boksierë, ai ka pasur pamje nga rreshti i parë nga disa prej nokauteve më mbamendëse në histori të boksit.

Finkel ka përshkruar dallimin mes dyshes, me dallimin në gjatësi të dy boksierëve që mund të luajë rol kyç.

Ai u shpreh për 'SunSport': "Deontay për mua është një Tommy Hearns i madh. Dhe ai ka një fuqi të veçantë në grushtet e tij.

"Tyson, vjen nga këmbët e tij. Ai ka kofshë masive dhe vjen nga aty.


"Dhe shpejtësia. Kështu që, janë ndryshe. Nuk do doja të goditesha nga asnjëri!

"Kur Tyson mposhti Spinks, ishte shkatërruese. Dhe Spinks, më vonë, tha: 'Gjëja që nuk e gjykova si duhet ishte shpejtësia e tij'."

36-vjeçari Wilder njihet për aftësitë që posedon për të rikthyer meçe kur duket i marrë fund, siç bëri në përballjen me Luis Ortiz më 2019.

Tyson, tash 56-vjeçar, kishte nevojë për starte të shpejta, por nuk i duhej shumë kohë për të shkatërruar kundërshtarët.

Finkel vazhdoi të fliste për dallimet, duke thënë: "Deontay gjithmonë e ka barazimin. Ai mund të bie, por krejt papritur, nga askun, boom, përfundon.


"Mike ishte thjesht një makineri shkatërruese që të sulej. Dhe ju nuk mund ta mbanit larg vetes, gjithçka merr fund".


Tyson u pensionua në vitin 2005 pas dy humbjeve monumentale.

Një dekadë më vonë, Wilder u shfaq si boksieri i radhës amerikan me potencial, derisa nënshkroi me ekipin e Finkel.

'Bomberi i Bronztë' u bë kampion i peshës së rëndë WBC në janar të vitit 2015, derisa mbrojti rripin dhjetë herë, para se të mposhtej nga Tyson Fury më 2020 dhe ai së fundmi humbi nga 'Gypsy King' përsëri në tetor të vitit të kaluar.

Wilder më nuk ka zhvilluar asnjë meç tjetër, por do të rikthehet më 15 tetor kur do të ndeshet me ish-partnerin e sparringut, Robert Helenius.

Lajme të ngjashme