Fulhami tallet me Klopp,pasi që ky i fundit u ankua për fushën e thatë
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, dje pas ndeshjes me Fulham ku barazuan 2:2, u ankua duke thënë se ishte fusha e thatë. Skuadra e porsapromovuar e filloi talljen menjëherë duke postuar në Twitterin zyrtar të klubit stadiumin duke u ujitur me ujë nga shumë pjesë, e shoqëruar me fjalët ‘Stadiumi dje u duk i lagur’.
Në Craven Cottage ku u zhvillua ndeshja dje, Fulham fillimit po avanconte në pjesën e parë me një lëvizje ekipore që rezultoi me shënimin e golit nga Aleksandar Mitrovic, i cili e bëri për pesë pare Trent Alexander-Arnold.
Në pjesën e dytë, Klopp e futi në lojë Darwin Nunez, i cili shënoi dhe asistoi, ndërsa Mitrovic shënoi edhe një gol. Ndeshja hapëse e nënkampionit anglez përfundoi me barazim, dhe si gjithmonë trajneri gjerman gjen ankesa të llojllojshme.
Çfarë tha Klopp për fushën në Fulham?
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ishte jashtëzakonisht i nevrikosur me skuadrën e tij, duke thënë për BT Sport: “Gjëja më e mirë e lojës ishte rezultati. Një lojë vërtetë e keqe.
Si mund të ndodhë kjo? Vendosja në fushë nuk ishte e duhura që nga fillimi. Ne u përpoqëm të reagonim. Bari ishte i thatë dhe gjëra të tilla ta bëjnë ndeshjen të vështirë.
Rezultati ishte i mirë, nuk merituam më shumë se kaq, por paraqitja kishte përmirësime.”

Kundërpërgjigja e Fulhamit në mënyrë ironike
The Craven Cottage turf looking absolutely lush yesterday. 💦#FFC pic.twitter.com/9QEc20kGeM
— Fulham Football Club (@FulhamFC) August 7, 2022
Ankesat e Klopp në të kaluarën
Ish-trajneri i Borussia Dortmundit është u njohur për ankesat kur punët nuk shkojnë mirë për skuadrën e tij. Ndërsa disa ankesat e tij që nuk bëjnë vend fare janë në lidhje me kohën, pastaj era e fortë, bora e madje edhe nxehtësinë duke e fajësuar.

Ai gjithashtu kishte pasur një ankesë qesharake, duke thënë se portieri i tij kishte vuajtur nga i ftohti në këmbë në një humbje kundër Manchester Cityt në vitin 2021, gjatë së cilës lojë braziliani Alisson bëri dy gabime të kushtuan me gol.
Në një ndeshje tjetër në kuadër të Ligës së Kampionëve, që po zhvillohej në stadiumin e dytë të Real Madridit, u ankua për madhësinë e tij.
Çdo ditë e më shumë del në pah që ankesat e tij vijnë vetëm pas një rezultati të keq dhe shpeshherë janë të padurueshme nga palët tjera si në rastin e Fulham që reagoi në mënyrë qesharake.

