Klopp thotë se nuk dëshiron të duket si një njëri që vetëm ankohet
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka filluar me ankesat e tij duke thënë se kanë një parapërgatitje normale si shumë skuadra tjera, pasi që ndeshen me Manchester Cityn në finale të Community Shield, pastaj rikthehen në parapërgatitje dhe pas pak ditësh fillon kampionati.
Liverpool vetëm një ditë pas ndeshjes finale me Manchester Cityn, do të përballet në një miqësore me Strasbourg, dhe Klopp se do ketë edhe një ndeshje tjetër pas ndeshjes së parë në Premierligë.
Çfarë thotë Klopp për fillimin e Premierligës?
Trajneri gjerman ka thënë se java që po vjen nuk do të jetë aspak normale për skuadrën fituese të kupave shtetërore.
“Duhet ta vazhdojmë sezonin e parapërgatitjeve brenda sezonit të rregullt, siç bëjnë shumë skuadra.”
“Ne nuk kemi një fazë përgatitore normale ndërmjet ndeshjes me Manchester Cityn dhe fillimit të kampionatit, por ne do të bëjmë më shumë seç bëjmë gjatë një jave normale në sezonin e rregullt, për shembull deri në javën e pestë apo gjashtë nuk kemi ndeshje në Premierligë dhe mund ta shfrytëzojmë këtë, pasi kemi ndeshje nga e shtuna në të shtune ose e diela në të diele.

Pra duhet të shfrytëzojmë këto ditë pasi që tani nuk kemi pasur kohën e duhur. Kur unë flas mund të ju dukem si dikush që vetëm ankohet në një qosh, duke i treguar futbollistëve se çfarë të bëjnë, por nuk mund të mos e them, lojtarët që luajnë me kombëtaret e tyre nuk kanë pushim të mjaftueshëm.
Nuk i lexoi gazetat por nuk është gjë për të cilën njerëzit mund të flasin për mua. Parapërgatitjet ishin shumë të shkurtra dhe ne duhet ta vazhdojmë gjatë sezonit të rregullt.
Kjo nuk do ndihmojë në terma afatshkurtër por do kryejë punë për kohë më të largëta, kjo është ideja.”
Kur fillon sezoni zyrtarisht për Liverpoolin?
Të kuqtë do të takohen me rivalët kryesor të vitit kaluar për titull, Manchester Cityn, në finalen e Community Shield që zhvillohet sot në King Power Stadium.
Pastaj pas shumë pak ditësh do të jetë ndeshja e parë në Premierligë për sezonin 2022/23, me Fulhamin.
Klopp e ka konfirmuar që do ketë ndeshje miqësore gjatë fillimit të sezonit të rregullt, por që nuk ka bërë të ditur kundërshtarin.
“Ne këtë e bëmë edhe vitin e kaluar. Nuk jam i sigurte nëse më lejohet ta them, por do jetë një ndeshje, dhe zhvillohet prapa dyerve të mbyllura.”
Një javë pas ndeshje së parë në Premierligë që e zhvillon në udhëtim te Fullhami, pra më 15 gusht, skuadra e Klopp zhvillon ndeshjen e parë si vendase ndaj Crystal Palaces dhe pastaj një nga sfidat më interesante në kampionatin anglez, përballja me Manchester Unitedin.

