FSHF: Edouard Reja do të vazhdojë në stolin tonë
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), ka konfirmuar që nuk do ta shkarkojnë përzgjedhësin Edouard Reja.
Shkak i rezultateve të dobëta, gjatë javës së kaluar u raportua vazhdimisht se Reja do të shkarkohet në ditët në vijim.
Në ditën e diele, kishte spekulime se FSHF ka arritur marrëveshje me ish trajnerin e Italisë, Luigi Di Biaggion, por këto të fundit i ka mohuar vetë Federata Shqiptare përmes një komunikatë së fundmi.
Komunikata e plotë e tyre pa ndërhyrje:
“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë dhe sqarojë të gjithë opinionin publik e mediat se zërat që kanë qarkulluar orët e fundit në lidhje me një marrëveshje të mundshme me Luigi Di Biaggion për drejtimin e Shqipërisë janë totalisht të pavërteta dhe një spekulim i pabazë”.
“Kombëtarja shqiptare e futbollit ka në drejtimin e saj trajnerin Edoardo Reja, i cili është ende nën kontratë e vazhdon punën e tij”.
“Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se fokusi ynë është te shorti i Kampionatit Europian 2024, i cili do të hidhet në datë 9 tetor në Frankfurt”.
U raportua që De Biasi është opsion, por aspak e vërtetë
Në një listë të publikuar, emri që ra në sy ishte edhe i ish përzgjedhësit Gianni de Biasi, për të cilin u tha se mund të bënte një rikthim të mundur pasi edhe i skadon kontrata së shpejti me kombëtaren e Azerbajxhanit.
Sidoqoftë, vetë tekniku italian në një prononcim të shkurtër për gazetën Nacionale, kishte hedhur poshtë këto raportime.
“Shumë lajme të rreme”, ishte përgjigja e tij e shkurtër por e qartë.
Tani mbetet të shihet, nëse FSHF do t’i qëndrojë besnik kësaj komunikate me shortin e Kampionatit Evropian që do të hidhet së shpejti, më saktësisht më 9 tetor.
Shqipëria siç e dimë gjendet në vazon e tretë, e derisa Kosova është në të katërtën ekziston një mundësi që të gjendemi në të njëjtin grup kualifikues.