Frika se Man City mund të bie nga liga, agjentët e lojtarëve nisin të kërkojnë klubet e reja - NACIONALE

Frika se Man City mund të bie nga liga, agjentët e lojtarëve nisin të kërkojnë klubet e reja

1 vit më parë

nga NACIONALE

Manchester City është duke u përballur me 115 akuzat në Premierligë, ndërsa agjentët e lojtarëve kanë nisur të kërkojnë klube të reja.

Siç raporton “Daily Mail”, agjentët ende nuk janë të sigurt nëse City do të arrijë të shpallet i pafajshëm përballë tërë këtyre akuzave, andaj po shikojnë disa opsione për të ardhmen e lojtarëve.

Përpos kësaj, agjentët po presin thirrjen e Man Cityt për të dëgjuar planet dhe të informohen se cilat do të jenë opsionet e tyre në rast që ndodh skenari më i keq.

Mediat britanike raportuan së fundmi se Man City mund të përjashtohet nga të gjitha ligat në Angli, jo vetëm Premierliga – gjithnjë nëse rezultojnë fajtor.

Dëgjimi i seancave nisi të hënën e kaluar, ndërkohë vendimi përfundimtar pritet të merret disa javë para se të mbyllet sezoni 2024/25.

Klubet e Anglisë thuhet se kanë kërkuar që City jo vetëm të rrëzohet në Championship, por t’i heqen edhe pikët në sezonet e kaluara, që nënkupton se “Qytetarët” rrezikojnë edhe t’i humbasin disa tituj që i kanë fituar me një dallim të vogël të pikë, si ndaj Arsenalit dhe Liverpoolit.

Ndërkohë, lojtarët dhe trajneri Pep Guardiola kanë konfirmuar se besojnë plotësisht që Man City do të shpallet i pafajshëm.

Lajme të ngjashme