Frika nga Real Madridi, Man City synon t’ia rinovojë kontratën Rodrit
Manchester City po shpreson ta bind mesfushorin Rodri të nënshkruajë kontratë të re sa më shpejtë që është e mundur, pavarësisht që aktualisht ka edhe tre vite.
Rodri është pjesë e Cityt që nga viti 2019, duke luajtur rol kyç në suksesin e klubit, megjithatë tani ka fituar vëmendjen e Real Madridit.
“Athletic” raporton se Man City nuk dëshiron të humb kohë më shumë dhe ka nisur punën për t’ia vazhduar kontratën edhe për së paku dy vite tjera.
Kampioni i Anglisë gjithnjë ka dyshuar se Madridi ka interesim për lojtarin, ndërsa raportet e fundit veçse e kanë konfirmuar, me madrilenët që po punojnë për ta transferuar në vitin 2025.
Reali mund t’i ofrojë lojtarit rikthimin në Spanjë, aty ku e ka tërë familjen, sidoqoftë nuk mund të garojnë me Cityn nga ana financiare, derisa kanë dyshime edhe nëse mund të jenë në gjendje ta paguajnë çmimin që mund të kërkojnë “Qytetarët”.
Sidoqoftë, Madridi po shpreson që City të dënohet nga 115 akuzat në Premierligë, ku ekziston mundësia të përjashtohet prandaj një transferim do të ishte shumë i lehtë.
Rodri nuk ka dëshirë për t’u larguar menjëherë nga City, por nuk do t’i thoshte jo kalimit te Reali edhe pse dikur ishte pjesë e rivalit, Atletico Madrid.