Fred mbron shokun e skuadrës pas kritikave: Antony duhet të vazhdojë ta bëjë atë trik - NACIONALE

Fred mbron shokun e skuadrës pas kritikave: Antony duhet të vazhdojë ta bëjë atë trik

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Manchester United, Fred, i ka dalë në ndihmë shokut të skuadrës, Antonyt, për paraqitjen e tij kundër Sheriffit në Ligën e Evropës, në veçanti pas një triku që bëri, ku u kritikua nga shumë, ndër ta edhe nga legjenda e djajve të kuq, Paul Scholes.

Pavarësisht fitores së rehatshme 3-0, e cila përfshinte një gol për Cristiano Ronaldon në kthimin e tij, Antony ishte objekt i shumë diskutimeve në një mbrëmje produktive në Old Trafford.

Antony Sheriff 2022-23

Kritika të vazhdueshme iu drejtuan 22-vjeçarit për një trik rrotullimesh të pakuptimta 360 gradë pa presion nga mbrojtësit kundërshtarë, me Paul Scholes që madje i referohej atij si një "klloun" dhe Erik ten Hag i cili u përball me pyetje në lidhje me sfilatat e tij pas ndeshjes.

Fredi më pas u pyet për rastin në fjalë në një intervistë me ESPN dhe ai sfidoi kritikët duke dalë në mbështetjen e mikut dhe shokut të tij të skuadrës.

Fred tells Antony what Manchester United teammates will do for him - Manchester Evening News

"Unë mendoj se fillon me ne që jemi brazilianë," tha mesfushori i United. "Brazilianët kanë cilësi në gjakun e tyre. Ka qenë gjithmonë kështu që nga Pelé, të kesh cilësi, të driblosh, të shënosh, të kërcesh, të buzëqeshësh. Kështu që unë mendoj se njerëzit duhet ta kuptojnë këtë aspekt që ne kemi. Pra, ajo që bëri nuk ishte fyese për askënd. Sigurisht, nëse është fyese, ne do të vijmë tek ai në dhomën e zhveshjes dhe do të flasim. Por nuk ishte fyese për askënd. Është loja e tij. Mendoj se ai duhet të vazhdojë ta bëjë këtë”.

I pyetur se si ndihej për ekspertët si Scholes që kritikuan Antonyn për trikun e bërë, Fred shtoi: "Është shumë e bezdisshme që ata ta thonë këtë."

Aspekti kryesor që frustroi shumë mbështetës, ekspertë dhe shikues ishte mungesa e një produkti përfundimtar të mirë për të ndjekur shfaqjen e Antonit; ai e pasoi topin në mënyrë të keqe drejt e jashtë vija kufizuese duke çuar dëm një rast për gol pasi bërë trikun me rrotullime.

Pavarësisht se u zëvendësua menjëherë pas kësaj, Ten Hag zbuloi se e planifikoi më parë ta hiqte nga loja futbollistin që erdhi nga Ajaxi për 100 milionë euro. Ai ka të ngjarë të ruajë vendin e tij në formacionin fillestar për vizitën e West Ham të dielën pasdite.

Lajme të ngjashme