Pamje: Antony bën rrokullisje të çuditshme me topin, Ten Hag lëviz kokën nga sikleti
Futbollisti teknik i Manchester Unitedit, Antony, ka bërë një lëvizje me top që është komentuar si shenjë e mungesës së respektit ndaj S. Tiraspolit. Ten Hag u kap nga kamerat tejet i nevrikosur pas asaj shëmtie që pa nga futbollisti i tij.
Në pjesën e parë, kur Manchester United po sulmonte në drejtim të portës kundërshtare, Antony në një moment pranoi topin dhe la të gjithë të shtangur me një gjest teknik të çuditshëm e vështirë të deshifrueshëm.
Ai bëri një seri rrokullisjesh në zonë boshe të fushës për të pasuar më vonë gabimisht në drejtim të njërit prej bashkëlojtarëve të tij.
Kamerat menjëherë u fokusuan te Ten Hag, i cili u pa duke lëvizur kokën në shenjë pakënaqësie të atij gjesti teknik të sulmuesit të vet.
Erik ten Hag's reaction to Antony's gesture 😅
— Manuel Menacho 🇬🇧🇪🇸🇮🇪🏴🇧🇪⚽️ (@ManuelMenacho0) October 27, 2022
via@btsportfootball pic.twitter.com/CWnBxwqoyi
Pasi shkuan në zhveshtore në pauzën 15-minutëshe mes dy pjesëlojëve, Antony nuk u rikthye më në fushë. Ai u zëvendësua nga loja. Vendin e tij e mori Rashford.
Trajneri holandez prej që ka marrë drejtimin e Manchester Unitedit ka vënë në pah të gjithë disiplinën e lartë që ka sjellur në ekip. Rasti më eklatant ishte ai i Cristiano Ronaldos para një javësh, kur e pezulloi nga skuadra, sepse kishte dalur në minutën e 89-të nga fusha në ndeshjen kundër Tottenhamit, duke refuzuar që të qëndronte deri në fundin e ndeshjes, në atë takim ku “djajtë e kuq” korrën sukses ndaj Spursave.
Deklarata e Ten Hag për gjestin teknik të Antonyt
Erik ten Hag është pyetur nga gazetarët anglezë nëse zëvendësimi i Antonyt menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë ishte derivat i atij gjesti teknik të bërë në pjesë të parë apo jo.
Së pari ai deshi të sqarojë se si e sheh tërë atë çfarë bëri lojtari brazilian: “Një stil driblimi i tillë deri sa të funksionojë është gjë e bukur, nëse vetëm nuk e humb topin. Atëherë është në rregull. Nëse është ndryshe, atëherë do ta përmirësoj atë.”

Gjithsesi, trajneri holandez demantoi zërat që largimi nga fusha në pjesë të dytë u bë si rrjedhojë e asaj rrokullisje.
“Jo. Pak a shumë ishte një zëvendësim i planifikuar. Doja t’i shihja Rashfordin dhe Ronaldon më afër njëri-tjetrit dhe kisha mendimin se Garnacho ishte duke luajtur mjaft mirë”, përfundoi ai.
Në këtë ndeshje shënoi edhe Cristiano Ronaldo. Ylli portugez gjeti golin në minutën e 81-të të ndeshjes, duke çuar shifrat e rezultatit në 3:0.
Një gol që vjen pas disa ditë të kaluara duke stërvitur i vetëm, deri kur iu bashkua ekipit gjatë ditës së hënë në seancën stërvitore.
Me këtë ndeshje që fitoi Manchester Unitedi sot siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Evropës.
Nëse flasim për Antonyn individualisht, ai deri më tani ka bërë 14 paraqitje me “djajtë e kuq”, ku ka shënuar 5 gola dhe ka ndihmuar ekipin me 2 asiste. Ai u ble gjatë verës nga Ajaxi për një shifër rreth 95 milionë euro.

