Frattesi ekspozon b*thën aksidentalisht pasi shënoi golin e fitores dramatike për Interin
Mesfushori i Interit, Davide Frattesi, aksidentalisht ka ekspozuar b*thën e tij duke festuar golin në çastet e fundit për fitoren dramatike të Interit ndaj Veronës, e vlefshme për kampionatin italian, që zikaltrit i mbanë në vendin e parë me pesë pikë larg Juventusit.
Lautaro Martinez kishte kaluar Interin në epërsi në minutën e 13-të përpara se Thomas Henry të rivendoste barazinë në fushë duke shënuar golin e barazimit për Veron në minutën e 74-të. Frattesi shënoi golin e fitores në kohën shtesë për të vulosur një fitore të rëndësishme për liderët e Serisë A.
Pasi shënoi golin fitues, italiani vrapoi drejt kurorës së San Siros në ekstazë dhe festoi me tifozët. Ndërsa lojtari u hodh për të festuar, shokët e tij të skuadrës i tërhoqën aksidentalisht veshjet e poshtme, të cilat i ekspozuan të pasmet.
Në 10 minutat shtesë, mysafirët patën një mundësi për t'i rrëmbyer një pikë zikaltërve, por Henry nuk arriti të konvertonte penalltinë në gol pasi goditja e tij qëlloi shtyllën dhe topi u kthye në fushë. Në fund, ishte një fitore vendimtare për skuadrën e Simone Inzaghit pasi i ndihmoi ata të rrisin epërsinë e tyre në pesë pikë ndaj Juventusit në krye të tabelës, megjithëse bardhezinjtë kanë një lojë më pak.
Gjigantët italianë do të përballen me Monzën në Serie A më 13 janar përpara se të përballen me Lazion në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë më 19 janar.