Frank Lampard konfirmon mungesën e yllit të skuadrës në dy ndeshjet e radhës, përfshirë Real Madridin
Trajneri i Chelseas, Frank Lampard ka konfirmuar se mbrojtësi Kalidou Koulibaly do të mungojë në dy ndeshjet e radhës, përfshirë ndeshjen kthyese ndaj Real Madridit.
Senegalezi pësoi lëndim gjatë humbjes nga "Los Blancos" të mërkurën e kaluar në "Santiago Bernabeu".
"Ai nuk do të jetë i gatshëm për asnjërën ndeshje. Është një lëndim që do ta mbajë jashtë fushës për disa javë, jo ditë".
Koulibaly u zëvendësua aty nga Marc Cucurella, i cili zakonisht luan si mbrojtës i djathtë pasi alternativa Benoit Badiashile nuk është i regjistruar në skuadrën e Chelseas për Ligën e Kampionëve.
Lampard në listë e ka edhe mbrojtësin Trevoh Chalobah i cili në fakt luajti ndaj Realit pasi londinezët mbeten me 10 lojtarë në fushë duke ndjekur kartonin e kuq të Ben Chilwell.
"Ai është shumë lojtar i mirë dhe me eksperiencë. Njerëzit flasin shumë për skuadrën tonë, por skuadra e Ligës së Kampionëve është më ndryshe se e Premierligës".
"Sigurisht është zhgënjyese për të dhe për ne gjithashtu, por do të vazhdojë pa të dhe të shpresojmë që të jetë shërohet sa më parë", nënvizoi tekniku anglez.
Chelsea do ta pres të martën Real Madridin në "Stamford Bridge" dhe shpreson për një mrekulli që të avancojë në gjysmëfinale.
