Franco Foda publikon listën për miqësoret e Kombëtares së Kosovës, ftohen katër futbollistë nga Superliga
Trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën për dy miqësoret e marsit, ku pjesë janë katër futbollistë nga Superliga e Kosovës, e ndër emrat të tjerë gjendet edhe Valon Berisha.
Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë dy miqësore këtë muaj. Fillimisht luajnë kundër Armenisë më 22 mars, ndërsa pas katër ditësh kundër Hungarisë, që do të jenë dy ndeshjet e para me trajnerin Foda.
Pritej që të kishte futbollistë nga Superliga e Kosovës, ku njëri nga emrat e përfolur ishte Muhamet Hyseni që po kalon formë fantastike te Llapi, e që kishte shënuar gol në debutim me Kosovën ndaj Zvicrës, por emri i tij nuk figuron aty.
Ilir Avdyli do të jetë portieri i tretë, pas formës së mirë që po kalon te Llapi, ndërsa ftesë për herë të parë ka marrë Drilon Hazrollaj, që me formën e tij fantastike ka bërë për vete trajnerin Franco Foda.
Ilir Krasniqi dhe Lumbardh Dellova tashmë janë bërë të përhershëm, pasi nuk kanë munguar pothuajse në asnjë prej grumbullimeve të fundit, teksa Edon Zhegrova është kthyer në kombëtare.
Lista e plotë e Kombëtares së Kosovës
Portierët: Arijanet Muric, Visar Bekaj, Ilir Avdyli;
Mbrojtësit: Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Lumbardh Dellova, Mirlind Kryeziu, Leart Paqarada, Ilir Krasniqi, Mërgim Vojvoda, Florent Hadërgjonaj;
Mesfushorët: Donat Rrudhani, Florent Muslija, Florian Loshaj, Blendi Idrizi, Valon Berisha, Bersant Celina, Milot Rashica, Edon Zhegrova, Zymer Bytyqi;
Sulmuesit: Elbasan Rashani, Drilon Hazrollaj, Albion Rrahmani dhe Vedat Muriqi.

Franco Foda ka emëruar edhe një listë rezervë në rast të lëndimeve, ku bëjnë pjesë: Mustafë Abdullahu, Kreshnik Hajrizi, Lirim Kastrati, Qendrim Zyba, Altin Zeqiri, Emir Sahiti, Shkelqim Vladi, Muhamet Hyseni.