Francë – Belgjikë, Zvicër – Itali: Mësohen të gjitha çiftet për 1/8 e finales së “Euro 2024” - NACIONALE

Francë – Belgjikë, Zvicër – Itali: Mësohen të gjitha çiftet për 1/8 e finales së “Euro 2024”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Faza e grupeve zyrtarisht u kompletua dhe tashmë janë mësuar 16 skuadrat që kanë avancuar në fazën e eliminimit direkt.

Në 1/8 e finales do të kemi disa përballje mahnitëse, si Franca ndaj Belgjikës apo Zvicër – Itali.

Të gjitha çiftet e fazës së eliminimit direkt:

Spanjë – Gjeorgji

Gjermani – Danimarkë

Portugali – Slloveni

Francë – Belgjikë

Rumani – Holandë

Austri – Turqi

Angli – Sllovaki

Zvicër – Itali.

Kombëtaret do të kenë pushim deri të shtunën, në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për këtë fazë.

Përndryshe, Zvicra do t’ia bëj “sefte” ndaj Italisë të shtunën me fillim nga ora 18:00, ndërsa tre orë më vonë Gjermania përballet me Danimarkën.

Lajme të ngjashme