Franca ndalon alkoolin në stadiume gjatë Lojërave Olimpike Verore 2024
Tifozët në Lojërat Olimpike Verore 2024 në Paris nuk do të jenë në gjendje të blejnë alkool brenda stadiumeve, pasi organizatori vendosi të mos kërkojë lejimin e pijeve alkoolike gjatë garave.
Por mysafirët VIP në zonat e veçanta do të shërben me pije alkoolike.
Ligjet e Francës e ndalojnë shitjen e alkoolit në stadiume për publikun e përgjithshëm, por lejon përjashtime në një numër të kufizuar ngjarjesh.

Ndërkohë, në Kupën e Botës në Ragbi, e cila do të mbahet këtë vit në Francë, tifozët do të jenë në gjendje të pinë alkool brenda stadiumeve, pasi organizatori bëri kërkesë që ky turne të gëzojë përjashtim nga ligji për alkoolin.
Birra dhe verërat u lejuan në Lojërat Olimpike Londra 2012 dhe Rio 2016, por në Lojërat e shtyra Tokio 2020, të cilat u mbajtën më 2021 dhe pa tifozë, shitja e alkoolit ishte e ndaluar.
Në nëntor, FIFA e ndryshoi ligjin e vet vetëm dy ditë para Kupës së Botës 2022 në Katar, në mënyrë që ta ndalonte shitjen e alkoolit në tetë stadiumet e këtij turneu të madh të futbollit.