Franca e publikon listën për EURO 2024, Deschamp çuditërisht e fton N'Golo Kanten - NACIONALE

Franca e publikon listën për EURO 2024, Deschamp çuditërisht e fton N'Golo Kanten

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Finalistët e Botërorit të kaluar, në krye me Didier Deschamps, kanë bërë të ditur listën për EURO 2024, ku çuditërisht është ftuar edhe N'Golo Kante, që është duke luajtur në Arabinë Saudite, te Al Ittihad.

Kombëtare si Anglia, Gjermania, Portugalia, Spanja e Italia mund të jenë favorite për të triumfuar në Evropian, por Franca padyshim është një nga skuadrat më të forta në këtë garë.

Skuadra e tyre duket më e fortë se ajo në Katar, ku arritën deri në finale, me shumë nga të rinjtë që tashmë kanë fituar përvojë të mjaftueshme, por të udhëhequr nga Kylian Mbappe, që cilësohet momentalisht si më i miri i botës.

Lista e Kombëtares së Francës për EURO 2024

Portierët: Alphonse Areola (West Ham); Mike Maignan (Milan); Brice Samba (Lens).

Mbrojtësit: Jonathan Clauss (Marseille); Theo Hernandez (Milan); Ibrahima Konate (Liverpool); Jules Kounde (Barcelona); Ferland Mendy (Real Madrid); Benjamin Pavard (Inter); William Saliba (Arsenal); Dayot Upamecano (Bayern Munich).

Mesfushorët: Eduardo Camavinga (Real Madrid); Youssouf Fofana (Monaco); Antoine Griezmann (Atletico Madrid); N'Golo Kante (Al-Ittihad); Adrien Rabiot (Juventus); Aurelien Tchouameni (Real Madrid); Warren Zaire-Emery (Paris Saint-Germain).

Sulmuesit: Bradley Barcola (Paris Saint-Germain); Kingsley Coman (Bayern Munich); Ousamne Dembele (Paris Saint-Germain); Olivier Giroud (Milan); Kolo Muani (Paris Saint-Germain); Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain); Marcus Thuram (Inter).

Lajme të ngjashme